Shërbime Digital Marketing

Specialistët tanë të marketingut dixhital ofrojnë cilësi të lartë të SEO, SMM, dhe shërbime PPC që do t'ju ndihmojë të ndërtoni një reputacion të mirë online për biznesin tuaj.
Base Photo

Search Engine Optimization

Ekipi ynë i ekspertëve, bën kërkime, analizon dhe vlerëson faqen tuaj të internetit për të vendosur një pikë referimi mbi pozicionimin aktual, me qëllim realizimin e një plani të detajuar për çka shërben për të arritur një shikueshmëri maksimale në motorat e kërkimit. Përmes një kërkimi dhe seleksionimi gjithëpërfshirës të fjalëve kyçe (keyworde-ve), si dhe implementimit të një strategjie proaktive, ne do t'ju ndihmojmë të tërhiqni trafik të kualifikuar në faqen tuaj dhe të ndërtoni një brend të suksesshëm që sjellë të ardhura të mëdha!

Base Photo

Social Media Marketing

Media Sociale është një kanal i rëndësishëm i marketingut dixhital i cili ju ofron mundësinë të dëgjoni se çfarë po flitet për brendin tuaj, dhe ju lejon të komunikoni në mënyrë direkte me klientët tuaj. Ne kemi një ekip strategësh me eksperiencë të cilët janë të specializuar në teknika të suksesshme të marketingut për t'ju ndihmuar të rrisni vlerën dhe shitjet e biznesit tuaj. Duke përdorur praktikat më të mira, ne përgatisim një plan mujor për postimet tuaja, dhe krijojmë përmbajtje relevante në bazë të qëllimeve të biznesit tuaj për ta shpërndarë me audiencën tuaj të synuar.

Base Photo

Shërbime Pay Per Click (PPC)

Nëse menaxhohet në mënyrë korrekte, reklamimi Pay per Click është një nga metodat më të mira të marketingut dixhital të disponueshme për momentin për të gjitha bizneset që operojnë në internet. ATIS ka eksperiencën dhe ekspertizën e duhur për të planifikuar fushata të personalizuara PPC të cilat do të ju ndihmojnë t'i përballoni të gjitha sfidat e biznesit tuaj. Ne analizojmë çdo aspekt të marketingut që mund të ju sigurojnë më shumë fitime, duke ndërtuar një identitet dominues për brendin dhe duke ju bërë një lider të industrisë.

Base Photo

Email Marketing

Email marketing është një nga strategjitë më efikase të marketingut dixhital, i cili duhet të jetë një pjesë thelbësore e mix-it të marketing-ut dixhital. Përmes aftësive të shkëlqyeshme të komunikimit, ekspertët tanë të marketingut krijojnë strategji të suksesshme për tërheqjen e klientëve potencialë në blerje si dhe ruajtjen e klientëve ekzistues. Në këtë mënyrë ju mund të rrisni besueshmërinë dhe të fitoni besnikërinë e klientëve tuaj. Email-et tona nuk përfundojnë në spam, përkundrazi, ato tërheqin vëmendjen e klientëve tuaj menjëherë sepse subjekti dhe përmbajtja e tyre është e synuar, e qëlluar, dhe e pa rezistueshme për t'u klikuar.

Base Photo

Konsulencë Marketingu Online

Çdo biznes është i veçantë, me unik për të ardhmen e tyre. Por, në fund të fundit, secili prej tyre ka një qëllim final: të jenë lider në industrinë e tyre, si në shitje dhe në fitime. Për të arritur këtë qëllim, ju nevojitet një fushatë marketingut dixhital e përgatitur me shumë kujdes. Konsulentët kushtojnë kohën e duhur për të kuptuar plotësisht nevojat e biznesit tuaj dhe objektivat tuaja afatgjata për të përcaktuar kanalet më të përshtatshme të marketingut për ju. Ata janë të specializuar për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë, produktive dhe të suksesshme!

Base Photo

Konvertimi i faqes së internetit

Pas vlerësimit të prezencës suaj në internet dhe identifikimit të dobësive dhe pikave tuaja të forta, ne kuptojmë se cilat kanale të marketingut po ju sjellin më shumë të klientë potencialë, dhe gjejmë teknikat e duhura për të përmirësuar kanalet me performancën më të dobët. Qëllimi ynë është që përveç identifikimit të problemit, të ju ofrojmë zgjidhjen më të mirë për t'ju ndihmuar të përmirësoni konvertimin.

Base Photo

Copywriting & Përkthime Web

Përmbajtja është teknika më e rëndësishme e strategjisë suaj të marketingut në internet. Duhet të jetë me cilësi të lartë, e synuar, bindës, informative dhe relevante. Klientët tuaj potencialë dhe ata ekzistues kanë nevojë për përmbajtje të dobishme e cila i edukon, udhëzon, ose i jep atyre zgjidhjen e duhur për problemin/kërkesën e tyre. Ekspertët tanë të marketingut të përmbajtjes krijojnë përmbajtje të orientuara drejt klientëve që ofrojnë përvoja të shkëlqyeshme për përdoruesit dhe ju ndihmojnë të komunikoni mesazhin e kompanisë suaj në një mënyrë më efektive.