Themeluesit

Ermir Papadhimitri linkedin

CEO & Co-founder

Një sipërmarrës dhe inxhinier i lindur me një listë të gjatë  të arritjeve profesionale dhe akademike. Pas diplomimit në Inxhinieri Elektronike në Universitetin e Bolonjës në vitin 2010, ai u kthye në Shqipëri ku kaloi tre vjet duke punuar si pedagog në Universitetin Epoka dhe në Vodafone Albania.

Përvoja akademike dhe në korporata gjatë kësaj kohe rezultoi të jetë vendimtare për hapin tjetër që ai mori: të investojë në industrinë e webit duke themeluar ATIS në 2013.

Ermiri është shembulli i përsosur i asaj që ndodh kur talenti bashkohet me kreativitetin. Kështu lindi ATIS: një fabrikë dinamike e zhvillimit të webit që ofron një gamë të plotë të shërbimeve të zhvillimit të aplikacioneve web për biznesin dhe integrimit të sistemeve të webit në nivel ndërkombëtar.

Një ekzekutiv i suksesshëm me ekspertizë të dëshmuar dhe një mentalitet outside-the-box, ai ka arritur të krijojë një kulturë unike brenda kompanisë dhe një ambient pune të respektuar që mundëson, fuqizon dhe inkurajon punonjësit për të arritur objektiva të mëdha.

Thoma Papadhimitri linkedin

Co-founder

I diplomuar në Universitetin e Bolonjës në Itali në vitin 2009 (me nderimet më të larta) në Inxhinieri elektronike, më vonë fitoi doktoraturë në vitin 2014 në Shkencat Kompjuterike nga Universiteti i Bernit në Zvicër. Gjatë kësaj kohe ai botoi tema të rëndësishme të shkencave kompjuterike të sotme në konferencat dhe revistat më të mira të Computer Vision ( si CVPR, IJCV). Në vitin 2014 ai u bë pjesë e Huawei në Mynih si Inxhinier i Kërkimeve ku punoi në inteligjencën artificiale dhe vizionin kompjuterik deri në vitin 2017.

Gjithashtu, ai është shpikësi kryesor i një patente në emër të Huawei Technologies Co Ltd. Në vitin 2013, ai bashkë-themeloi ATIS dhe sot është gjithashtu CEO i Matrix Digital LLC, partneri kryesor teknologjik i ATIS në Kosovë.

Web-i po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, prandaj përvoja shkencore dhe teknologjia e industrisë së Thoma-it është një vlerë e shtuar e rëndësishme për mbarëvajtjen e punës në ATIS si dhe mbajtjen e saj  në nivel konkurrues dhe inovativ.

Me një vizion të qartë për synimet afariste afatgjata të ATIS-it, ai është i angazhuar që gjithmonë të gjejë rrugën për shndërrimin e njohurive në strategji dhe veprime të zgjuara. Thomai ka një ekspertizë të gjerë në përshtatjen e stileve të menaxhimit në përputhje me rrethanat dhe është i vendosur për përgatitjen e gjeneratës së ardhshme të ATIS që të ofrojnë strategji  krijuese të biznesit dhe zgjidhje të orientuara drejt klientit. Ai njihet si një profesionist me produktivitet të lartë dhe qasje bashkëpunuese duke i dhënë prioritet përmirësimit të shërbimeve dhe suportit ndaj klientëve.

Të interesuar për të filluar një projekt me porosi?

Na kontakto