/>/>/>/>/>/>/>

Misioni

Si një agjenci e suksesshme e specializuar në zhvillimin e Web Applications për biznes dhe shërbime të integrimit të sistemeve të ndryshme të webit, qëllimi ynë është që të vazhdojmë të jemi lider në industrinë tonë.

Ne përpiqemi ta bëjmë këtë përmes punës së palodhshme dhe vendosmërisë, gjithnjë duke u përpjekur të përmirësojmë shërbimet tona për të qenë zgjedhja e parë e klientit kur bëhet fjalë për zgjidhje të avancuara, komplekse dhe dinamike të webit. Kompania jonë u themelua në vitin 2013, si një biznes i vogël për t’u bërë një nga agjencitë më të suksesshme dixhitale, në Shqipëri dhe jashtë saj. Sot, ATIS është strehë për më shumë se 50 punonjës të certifikuar, talentuar dhe me ekspertizë të dëshmuar në profesionin e tyre. Ne jemi të vendosur që të ndërtojmë një vend ku njerëzit mund të drejtohen në çdo moment për zgjidhjet më të shpejta, profesionale, strategjike dhe të sigurta.

Misioni ynë final është të depërtojmë në tregun global me shërbime dhe sisteme off-the-shelf (të gatshme) përmes teknologjive të avancuara, lidershipit kreativ dhe innovativ, dhe një stafi të jashtëzakonshëm. Ne përdorim një qasje të orientuar drejt rezultateve për të ofruar shërbime të pakrahasueshme, të përshtatshme për të ndihmuar klientët tanë të përmbushin qëllimet e tyre dhe të arrijnë rezultatet e dëshiruara. Ekipi ynë profesionist me aftësi dhe kompetenca të nivelit të lartë është i angazhuar për të shndërruar brendet e mëdha dhe objektivat e qarta të biznesit në website unike dhe me performancë të mrekullueshme.

working-team

Me përkushtim dhe vendosmëri për ofruar shërbime profesionale, ne kujdesemi që t’ju sigurojmë besueshmëri, llogaridhënie dhe çmime të volitshme!