Website Design

Ne krijojmë jo vetëm aspektin vizual të faqes tuaj, por edhe tërë identitetin e brendit tuaj duke filluar nga dizajni i sitit dhe duke përfunduar me banerë dhe imazhe reklamash.

Website Design

Duke pasur një faqe interneti të bukur ju keni mundësinë të lini një përshtypje të parë mahnitëse për klientët tuaj të çmuar. Është një fakt i njohur se shumë njerëz largohen nga faqja e internetit pas vizitës në faqen e parë. Zakonisht, ka dy arsye kryesore për këtë: Dizajni i faqes tuaj nuk i tërhoqi ose struktura e faqes ishte e pakuptueshme. Ekipi profesional i ATIS është i specializuar në ndërtimin e faqeve të personalizuara të cilat janë të bukura, tërheqëse dhe të lehta për t'u naviguar. Ne jemi detajistë dhe përdorim një qasje të bazuar në rezultate për të ofruar cilësi të lartë; prandaj, faqet tona të internetit janë të dizajnuara për të qenë responsive dhe të funksionojnë në mënyrë të përkryer në pajisje dhe madhësi të ndryshme ekranesh.

Website Re-design

Jeni lodhur nga siti juaj ekzistues apo thjesht nuk ju pëlqen më? Mendoni se konkurrentët tuaj kanë një sit më të bukur? E vërteta është se edhe klientët tuaj mund ta mendojnë të njëjtën gjë. Ekipi i ATIS është i përgatitur për të ju ofruar zgjidhje të jashtëzakonshme për një dizajn të ri i cili do të tërheqë vëmendjen e klientëve tuaj aktualë, dhe të ju ndihmojë të qëndroni konkurrues në treg! Ne përqendrohemi në identifikimin e nevojave të brendit tuaj, dhe zhvillojmë një plan strategjik për të ju realizuar një faqe interneti me dizajn kreativ dhe performancë të pakrahasueshme. Zhvilluesit tanë kreativë dhe me eksperiencë të gjerë janë të aftë të ndërtojnë site të cilat janë të optimizuar për të konvertuar dhe për të ofruar eksperiencë të këndshme për përdoruesit.

E-Commerce Web Design

Sitet E-commerce po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për bizneset e mesme dhe të mëdha, dhe të keni një të tillë mund të ju ndihmojë të arrini një rritje të madhe në shitjet tuaja. Ekspertët tanë kanë përvojën dhe aftësitë e duhura për të krijuar një faqe interneti të mrekullueshme, unike, plotësisht funksionale dhe të përshtatur plotësisht për dyqanin tuaj në internet. Sitet tona e-commerce janë mobile-friendly, kanë siguri të lartë, shopping cart të avancuar dhe një proces të lehtë dhe të shpejtë të blerjes. Ato ndërtohen me CMS-të më të suksessshme të cilat ju lejojnë të përditësoni lehtë përmbajtjen, produktet, kategoritë, postimet dhe shumë gjëra të tjera brenda sitit tuaj.

Responsive Web Design

Ndërsa trafiku nga telefonët dhe tabletët vazhdon të rritet me shpejtësi, të kesh një faqe interneti plotësisht të përgjegjshme është vendimtare. Për të qenë në krye të konkurrencës ju keni nevojë për një sit që ofron UI-në më të mirë dhe përvoja optimale për përdoruesit pa marrë parasysh se përmes çfarë pajisjesh janë duke e vizituar sitin tuaj. Ekipi ATIS ka një portofol mbresëlënës me shumë projekte të suksesshme në ndërtimin e siteve me dizajn tërheqës dhe responsiv për kompani të industrive të ndryshme. Produktet tona janë të cilësisë së lartë dhe funksionale në platforma, pajisje dhe ekrane të ndryshme gjë që ju mundëson të përmbushni plotësisht nevojat dhe pritshmëritë e klientëve tuaj.

Po kërkoni të filloni një Projekt Web me porosi?

Na kontaktoni