Karrierë

Punonjësit janë shtylla kryesore e kompanisë sonë. ATIS është i mbushur me profesionistë të zgjuar, talentuar, dhe me shumë eksperiencë. Me një portfol mbresëlënës, disa projekte ndërkombëtare në proces zhvillimi, dhe shumë të tjera që presin të lançohen, ne gjithmonë jemi në kërkim të njerëzve të pasionuar pas punës dhe të vendosur për të sjellë inovacion dhe cilësi të lartë në kompaninë tonë.

ATIS ka një ambient pozitiv pune. Ne vlerësojmë prespektivën e re që profesionistët e talentuar mund ta sjellin në kompaninë tonë.  Eksperienca të ndryshme të fituara nga një sërë situatash janë të një rëndësie të veçantë për ne, dhe do të donim t’i shihnim ato të përfshira në sfidat dhe sukseset tona të përditshme.
Ne përdorim një qasje serioze për të punësuar persona që tregojnë gatishmëri për t’u përshtatur me parimet, qëndrimet, dhe standardet tona dhe dëshirojnë të bëhen një vlerë e shtuar për kompaninë tonë.

Studentët
Ne ofrojmë mundësi Internship-i për studentë që dëshirojnë të mësojnë nga një ekip profesionistësh me eksperiencë, nga klientë dhe punë të ndryshme interesante.
Mos e humbisni mundësinë tuaj të artë për të investuar kohë dhe përpjekje për rritjen tuaj personale dhe për të hedhur hapat e parë drejt së ardhmes suaj të ndritshme.

Të Diplomuarit
Keni përfunduar studimet dhe po mendoni ku dhe si të filloni karrierën tuaj në botën e webit? Po kërkoni një vend që përputhet në mënyrë të përsosur me ambiciet dhe qëllimet tuaja afatgjate?
ATIS është vendi ideal për ju. Ne promovojmë një kulturë pozitive e cila ndikon në produktivitetin dhe përqëndrimin e punjosve, në ndërkohë që ata përkthejnë talentin e tyre në zgjidhje të jashtëzakonshme. Kjo është mundësia juaj për të bërë punën që i përshtatet më së miri personalitetit tuaj!

Profesionistët me përvojë
ATIS ka dyert e hapura për njerëz të zgjuar dhe me përvojë që duan të përfshihen në sfida komplekse dhe të kthejnë të pamundurën në të mundur. Ejani në vendin ku talenti, ekspertiza dhe puna juaj e vështirë do të vlerësohet dhe shpërblehet – dhe ndërtoni një karrierë të suksesshme!

Nëse po kërkoni një mundësi për të zgjeruar aftësitë tuaja teknike dhe të punoni krahas njerëzve me ekspertizë të nivelit të lartë, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj dhe letrën motivuese në careers@atis.al.

Të interesuar për të filluar një projekt me porosi?

Na kontakto