Aftësitë

Zhvillim dhe Dizajn i siteve nga ekspertë të industrisë që përforcojnë besueshmërinë dhe ofrojnë përvoja dixhitale frymëzuese!

Custom Web Development

Ne mund të krijojmë web aplikacione të personalizuara të cilat do të përshtaten saktësisht me mënyrën se si biznesi juaj punon. Zhvilluesit tanë kanë ndërtuar me sukses shumë prej tyre për industri dhe biznese të ndryshme. Ndër vite, ne kemi përmirësuar fluksin dhe proceset e punës për të ofruar produkte të besueshme, pavarësisht kompleksitetit i tyre.

Më shumë

Integrim Sistemesh

Ne kemi eksperiencë të gjerë në zhvillimin e API-ve për shërbimet e bazuara në ueb, cloud, aplikacionet celulare etj. REST API, API JSON, API XML, integrimi i API-ve për aplikacione native ndër të tjera nuk janë të reja për ne. Përveç zhvillimit, ne japim një dokumentacion të gjerë për ndihmën në të ardhmen.

Më shumë

Aplikacione Mobile

Ne ndjekim praktikat më të mira të industrisë për të ndërtuar aplikacione mobile hibride në mënyrë që të ofrojmë një eksperiencë unike për përdoruesit, duke ruajtur funksionalitetin cross-platform (ndër-platformë). Ne kemi një ekspertizë të nivelit të lartë në përdorimin e programeve të ndryshme, të tilla si Ionic dhe React Native Frameworks.

Më shumë