Software Development

Shërbime të avancuara të zhvillimit të websiteve përmes teknologjive të avancuara dhe praktikave më të mira që nxisin trafikun dhe rrisin angazhimin e përdoruesve!
cta-image
capabilities images

Aplikacione Web

Pamja tërheqëse nga ana vizuale nuk mjafton nëse ju nuk keni një sistem të mirë back-end. Falë shkathtësive të avancuara në programim të kombinuara në mënyrë të përsosur me softuerët kompleks të cilësuar për "computing power" (shpjetësi të shkëlqyeshme të procesorëve) të shkëlqyeshme, ne mund të ndërtojmë Custom Web Applications të dizenjuara për të përmbushur nevojat unike të biznesit tuaj. Ekspertët tanë kanë krijuar me sukses shumë produkte me kompleksitet të lartë, të tilla si Business Apps për kompani të industrive të ndryshme. Gjatë viteve, ne kemi përmirësuar proceset për të ofruar produkte të besueshme pavarësisht kompleksitetit të tyre, duke shtuar kështu dhe fluksin e punës. Metodologjia jonë unike ka dëshmuar të jetë e efektive duke na mundësuar të krijojmë projekte të suksesshme dixhitale për brende të njohura si Pepsi, Kinder, Maserati, Garmin, Gatorade, BIC, et, duke përdorur teknologjitë dhe programet e fundit në treg. Aplikacionet tona interaktive dhe dinamike ofrojnë funksionalitet domethënës për përdoruesin, duke i ndihmuar ata të arrijnë një bazë të konsiderueshme klientësh dhe duke ju ofruar atyre një eksperiencë të mahnitshme.

capabilities images

Zhvillimi i E-commerce & Marketplace

Statistikat tregojnë se në vitin 2017, numri i shitjeve elektronike arriti në 2.3 trilion dollarë amerikanë dhe shuma pritet të rritet për 108% deri në vitin 2021. Ne kemi zhvilluar disa projekte të mëdha e-commerce, duke përfshirë "tools" ose "plug-ins" për websitet ekzistuese e-commerce. Për më tepër, ne kemi ndërtuar marketplace e-commerce të personalizuara për kanale të shumëfishta të shitjeve B2B/B2C, për ndërmarrje të ndryshme. Kjo bëhet duke integruar plotësisht shitësit e palëve të treta në softuerin e brendshëm të kompanisë duke lejuar kështu një proces biznesi të automatizuar dhe të rrjedhshëm. Profesionistët tanë të motivuar nga rezultatet e suksesshme cilësohen për ekspertizë teknike dhe ide kreative, gjë që çon në ndërtimin e websiteve e-commerce të lehtë për t'u naviguar, të optimizuar për të konvertuar dhe për të rritur mundësitë e shitjeve. Ne vendosim sistemet më të fundit që ofrojnë mundësi të mëdha për një menaxhimi fleksibël të të gjitha aspekteve të katalogimit të produkteve dhe përfundimit të procesit të blerjes. Sitet e-commerce kanë revolucionarizuar mënyrën e të blerit, dhe bizneset nuk mund ta humbasin këtë mundësi. Ne mund të ju ndihmojmë ta ndërtoni dyqanin tuaj në internet dhe të ju sjellim më afër klientëve tuaj.

capabilities images

Zhvillimi i Produkteve SaaS

Ekipi ynë i zhvillimit ka përvojë në ndërtimin e aplikacioneve të bazuara në cloud që lejojnë klientët tuaj të kenë akses tek ato përmes internetit me një kosto që zakonisht është një tarifë mujore. Me aplikacione efikase SaaS me performancë të lartë, ne ndërtojmë platformat më të sigurta për të ruajtur të dhënat tuaja të biznesit. Procesi ynë i zhvillimit përfshinë projektimin, zhvillimin, testimin dhe debugimin. Zgjidhjet tona janë modulare dhe lehtësisht të adaptueshme. Ne zhvillojmë produkte SaaS sipas kërkesës tuaj, të adaptuara, dhe të kompletuara duke përdorur teknologjitë më moderne. Me aplikacione efikase Saas me performancë të lartë, ne ndërtojmë platformat më të sigurta për të ruajtur të dhënat tuaja të biznesit. Sistemet ERP Ne ju ndihmojmë të ndërtoni modulet e menaxhimit ERP të përshtatura për biznesin tuaj të cilat ju mundësojnë të rrisni efikasitetin në fusha të ndryshme si marketingu dhe shitjet, burimet njerëzore, organizmin e inventarit, distribuim, prodhim, blerje,studimet analitike, etj. Ne e bëjmë këtë duke analizuar nevojat e organizatës suaj, duke zgjidhur problemet e funksionimit, duke ndërtuar ose përmirësuar databazat përmes kodit të pastër, testimit dhe debugimit të softuerit dhe komunikimit të përhershëm. Ne ofrojmë sisteme të avancuara ERP me funksione tërësisht të integruara të industrisë që ndihmojnë punonjësit të përmirësojnë proceset punës, të gjejnë informacion të saktë që mundëson produktivitet më të lartë dhe ndihmojnë kompanitë të bëhen më efektive, fleksibile dhe të suksesshme.

capabilities images

Sistemet ERP

Ne ju ndihmojmë të ndërtoni modulet e menaxhimit ERP të përshtatura për biznesin tuaj të cilat ju mundësojnë të rrisni efikasitetin në fusha të ndryshme si marketingu dhe shitjet, burimet njerëzore, organizmin e inventarit, distribuim, prodhim, blerje,studimet analitike, etj. Ne e bëjmë këtë duke analizuar nevojat e organizatës suaj, duke zgjidhur problemet e funksionimit, duke ndërtuar ose përmirësuar databazat përmes kodit të pastër, testimit dhe debugimit të softuerit dhe komunikimit të përhershëm. Ne ofrojmë sisteme të avancuara ERP me funksione tërësisht të integruara të industrisë që ndihmojnë punonjësit të përmirësojnë proceset punës, të gjejnë informacion të saktë që mundëson produktivitet më të lartë dhe ndihmojnë kompanitë të bëhen më efektive, fleksibile dhe të suksesshme.

capabilities images

Portale dhe CMS

Menaxhimi i përmbajtjes së faqes është shumë më i lehtë tani, falë platformave të avancuara të Content Management System (CMSs) të disponueshme siç janë Wordpress, Joomla, Drupal etj. Ne kemi një eksperiencë të gjerë në zhvillimin e portaleve për ndërmarrje dhe sistemeve të menaxhimit të përmbajtjes (CMS). Ne mund të ofrojmë udhëzime dhe zhvillim, dizajn arkitekturor modular, përvojë moderne për përdoruesit, menaxhim të përmbajtjes në mënyrë intuitive, rrjedhje pune efikase dhe përshtatje që mundësojnë ndërtimin e një produkt final të besueshëm, të qëndrueshëm, efikas dhe të adaptueshëm. CMS-të ose shërbimet tona të webit ofrojnë mundësi të mrekullueshme për organizimin, ruajtjen dhe menaxhimin e përmbajtjes së sitit tuaj në mënyrë efektive. Me sistemet tona me karakteristika të veçanta dhe në sajë të përvojës së gjerë të zhvilluesve tanë, ne mund të ndihmojmë në planifikimin e një fushate marketingu të suksesshme të përmbajtjes (Content Marketing) dhe të ndjekim lehtësisht çdo aspekt të çdo faze gjatë procesit të zhvillimit. Ekipi ynë profesional shkëlqen në krijimin e websiteve plotësisht funksionale dhe me performancë të lartë duke përdorur platforma që ju lejojnë të redaktoni, shtoni ose hiqni pjesë të përmbajtjes. Sot menaxhimi i përmbajtjes së faqes suaj është shumë më i thjeshtë se kurrë. Ne ofrojmë dizajn dhe zhvillim të plotë të websiteve përmes platformave CMS si: WordPress, Joomla, Drupal etj.