Përmirësimi dhe konvertimi i faqes së internetit

Ne kemi një ekip konsulentësh për marketing-un dixhital dhe web designer, të cilët janë ekspert shqyrtimi dhe analize të performancës së faqes tuaj të internetit si edhe në sigurimin e raporteve te hollësishme.

Një faqe interneti, ku trafiku është i madh dhe vizitorët nuk ndërveprojnë mjaftueshëm me të, do të cilësohet si faqe me përqindje të ulët konvertimi. Një shëmbull, për këtë të fundit, mund të jetë një faqe e-commerce e cila nuk ka arritur nivelin e duhur të shitjeve. Kjo do të thotë se ka diçka që nuk shkon me faqen tuaj.

Drejtojini vetes një pyetje të thjeshtë, sa shitje keni kryer nga faqja juaj e internetit këtë muaj?

Ekipi ynë i konsulentëve të marketing-ut dhe dizanjit do të analizojë me kujdes faqen tuaj dhe do t’ju këshillojë për çka ju nevojitet në menyrë të tillë që të përmirësoni përqindjen e konvertimit të faqes. Më pas në bashkëpunim me ju, programuesit dhe designer-ët tanë do të bëjnë të mundur, me anë të ndryshimeve të posatshme, të keni një përqindje sa më të lartë të konvertimit. Me realizimin e kësaj të fundit, biznesi juaj do të regjistrojë një rritje të shitjeve dhe si rrjedhojë edhe të fitimit.

Mos hezito dhe përfito nga këshillat tona falas!