SEO – Search Engine Optimization

 

SEO ose Search engine optimization është proçesi i promovimit të faqeve të internetit në motorët e kërkimit me qëllim arritjen e renditjes më të mirë në faqen e rezultateve duke rritur trafikun organik.

Pse SEO?

Me më shumë se një miliard përdorues, motorët e kërkimit kanë ndryshuar jetën e gjithësecilit. Konsumatorët çdo ditë bëjnë kërkime online për të gjetur një produkt apo shërbim që ju nevojitet dhe këtë e bëjnë zakonisht duke përdorur motorët e kërkimit.

Për këtë arsye, të paturit një renditje sa më të lartë në motorat e kërkimit mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë klientë.

Sot, motorët e kërkimit janë bërë shumë të sofistikuar dhe automatikisht mund të zbulojnë në qoftë se një faqe interneti ka cilësi të mirë ose jo. Kjo ndikon edhe në pozicionimin e faqeve në motorat e kërkimit, duke i dhënë përparësi faqeve me përmbajtje më të mirë.

Çfarë mund të bëjmë

Ne në ATIS punojmë shumë për t’ju dhënë shërbimin SEO më të mirë të mundshëm për të fituar renditjen më të mirë dhe trafikun natyral të dëshiruar, nëpërmjet motorëve te kërkimit duke ju ndihmuar ndërkohë për të rritur shitjet dhe fitimet.

Ne kemi një ekip ekspertësh, të cilët do të vlerësojnë audiencën tuaj të synuar dhe klientët potencial. Më tej mund t’ju ofrojmë një raport të plotë dhe të hollësishëm të veprimeve të nevojshme për të përmirësuar renditjen dhe shikueshmërinë tuaj në motorët e kërkimit.

Shërbimet tona SEO

Hulumtimi i tregut: Do të kryejmë një kërkim të plotë, në mënyrë që të kuptojmë potencialin e vërtetë të tregut, do të analizojmë konkurrencën dhe gjithashtu do të kontrollojmë nëse fjalët kyçe janë ato të duhurat ose jo.

Analizë: Nëse jeni duke menduar për të rindërtuar faqen tuaj të internetit, ose dëshironi një të re, ekipi ynë i ekspertëve do t’ju ndihmojë për të krijuar një faqe interneti të optimizuar plotësisht për motorët e kërkimit.

Optimizimi i përmbajtes së faqes tuaj të internetit: Një nga elementët kyç në një faqe interneti është përmbajtja. Përmbajtja është shumë e rëndësishme sepse ajo duhet të optimizohet si për motorët e kërkimit ashtu edhe për vizitoret e faqes. Ne do të analizojmë dhe optimizojmë përmbajtjen e faqes tuaj duke përfshirë fjalët e duhura kyçe si për motorët e kërkimit ashtu edhe për njerëzit, duke ju ofruar, këtyre të fundit, nje eksperiencë të veçantë gjatë leximit.

Menaxhimi i Reputacionit

SEO nuk shërben vetëm në sigurimin e vëndit më të mirë në renditje, në motorat e kërkimit. SEO shërben gjithashtu  për ekspozimin, në mënyrën sa më të mirë, të produkteve dhe shërbimeve tuaja dhe për të siguruar përvojën më të mirë të lundrimit në faqen tuaj të internetit për klientët. Komentet e bëra nga klientët janë shumë të rëndësishme në web, kështu që ne do të punojmë për të siguruar që informacionet cilësore të arrihen me lehtësi nga klientët e interesuar.