Pay per click Management
PPC është një formë alternative publiciteti ndër ato tradicionalet. Duke përdorur PPC-në, paguan vetëm kur vizitorët klikojnë mbi reklamat tuaja.
Tre janë përfitimet në krahasim me metodat tradicionale të internet marketing:
Përdorimi efikas i buxhetit tuaj
Nëse keni një buxhet të limituar ose do të donit ta shfrytëzonit në mënyrën më efikase të mundshme, ju këshillojmë të përdorni këtë strategji marketing-u.
Segmentimi i tregut
Nëpërmjet PPC bëhet i mundur segmentimi i tregut, që do të thotë, seleksionimi i një kategorie të përshtatshme për interesat tuaja në treg. Me PPC ju jepet mundësia të shfaqni reklamat tuaja vetëm për një kategori të caktuar personash në bazë të disa karakteristikave, për shëmbull, vendndodhjes, gjinisë, moshës apo interesave të tyre.
Fleksibilitet për fushatën tuaj publicitare
Në qoftë se fushata juaj nuk po jep rezultatet e pritura, jeni gjithmonë në kohë për të bërë ndryshimet e duhura, në mënyrë që të rrisni performancën tuaj. Të mbani çdo gjë nën kontroll dhe të keni një sistem i cili ju ndihmon në menaxhimin e fushatave të internet marketing, me analiza të hollësishme dhe raporte ROI, tashmë është më e lehtë se kurrë. Për këtë arsye ju këshillojmë PPC si një mjet efikas dhe të sigurt per internet marketing.
Ekipi ynë do t’ju ndihmojë për imlementimin e të gjitha fushatave PPC që do t’ju nevojiten në mënyrën më efikase. Mund të bëjmë një hulumtim të tregut dhe të krijojmë fushata publicitare. Të gjitha këto të shoqëruara me raporte të detajuara dhe analiza specifike.
Na kontaktoni menjëherë për të rritur shitjet tuaja.