Copywriting & Përkthime Web
Një përmbajtje cilësore është thelbësore për faqen tuaj të internetit. Kjo përmbajtje duhet të jetë në gjëndje të bindë klientët potencial për të blerë produktet/sherbimet tuaja. Jo vetëm nuk duhet të përmbajë gabime drejtshkrimore, por mbi të gjitha duhet të jetë informuese dhe edukuese në të njëjten kohë. Në këtë mënyrë përcillet profesionalizmi dhe besimi kundrejt vizitorëve të faqes tuaj.
Copywriter-at tanë mund të krijojnë për ju përmbajtje të një cilësie te lartë, e cila do të shërbejë për të ndihmuar biznesin tuaj për të patur nje impakt sa më të lartë për sa i përket brand-it tuaj në treg.
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj për:
- Krijimin e një përmbajtje të përshtatshme për faqen tuaj të internetit
- Shkruajtjen e artikujve periodik
- Krijimin e broshurave
- Përmbajte publicitare
- Komunikata për shtyp
Ne kemi një ekip ekspert copywriter-ash. Për çdo çështje specifike vëmë në dispozicion një copywriter me eksperiencën përkatëse për krijimin e një përmbajtjeje sa më profesionale.
Përkthime Web
Suksesi i biznesit tuaj në nivel ndërkombëtar mbështetet në komunikimin në të gjitha kulturat dhe gjuhët. Është e rëndësishme që siti juaj të jetë i përkthyer në shumë gjuhë. Një përkthim i mangët dhe jo i saktë bën që lexuesit dhe klientët tuaj të humbasin besimin në produktet apo shërbimet që ju ofroni.
Duke vlerësuar rëndësinë e cilësisë së lartë, ne ofrojmë përkthim profesional të website-ve nga/në:
- Italisht
- Anglisht
- Greqisht
- Shqip
Ne nuk ofrojmë vetëm një përkthim të thjeshtë, por një përshtatje të kujdesshme të aspekteve gjuhësore dhe kulturore për çdo projekt që marrim përsipër. Ekipi ynë përbëhet nga përkthyes të brendshëm të zgjedhur sipas aftësive të tyre të specializuara. Ne ofrojmë përkthime për çdo lloj formati. Hapat që ndjekim janë:
- Analizë
- Hulumitm dhe përgatitje
- Përkthim
- Redaktim
- Vlerësim i korrektësisë kulturore të përmbajtjes së tekstit
- Teste operative
- Publikime
Për hapat e lartpërmendur, secili përkthyes vërteton jo vetëm përshtatshmërinë e tekstit të përkthyer, por edhe atë të imazheve dhe referencave kulturore të sitit, simboleve, shkurtimeve dhe akronimeve të përdorura në website, në mënyrë që teksti të shoqërohet në mënyrë të duhur dhe natyrale me elementet e tjera të faqes.