Postuar në- August 17, 2021
Popullariteti gjithmonë e në rritje i rrjeteve sociale ka sjellë me vete edhe një periudhë të re në marketing dhe strategjitë e marketingut. Rrjetet sociale po revolucionarizojnë mënyrën se si individët bashkëveprojnë me kompanitë apo ‘brandet’.
Sipas adpublishing.org afërsisht 1 në 5 minuta të shpenzuara online i dedikohet rrjeteve sociale. Por, përpara se të kerkoni të përfshini rrjetet sociale në stategjitë tuaja të marketingut është e rëndësishme të keni një imazh të qartë mbi çfarë kërkoni nga kompania juaj, si e shihni zhvillimin e saj në një periudhë afatshkurtër apo edhe afatgjatë, si dhe cilat janë pikat e forta dhe qëllimet e kompanisë.
Cfarë do lexojnë njerëzit në blogun tuaj? Pse duhet ti bashkohen njerëzit komunitetit tuaj në Google+? Pse duhet të lexojnë postimet tuaja në Facebook? A do keni gjë për të thënë përvece: ’blini, blini, blini’? Cili është qëllimi i kompanisë në përdorimin e rrjeteve sociale?
Një biznes lokal për shembull duhet të ketë për synim të krijojë një klientelë të qëndrueshme dhe besnike, ndërsa një kompani më e madhe duhet të kërkojë të lidhet me audiencën e saj në shkallë nacionale. Nëse keni arritur në pikën e njohjes së mirëfilltë të biznesit tuaj, është koha të kërkoni audiencën tuaj virtuale.
Kjo sepse shumica e audiencës tuaj gjenden tashmë në një platformë sociale. Nëse për një adoleshent apo të ri është tipik përdorimi i Facebook, një klient apo biznese të tjera do përdornin Linkedin, ndërsa revistat mund të përdorin Pinterest si një sneak peak për artikujt e tyre. Rrjetet sociale krijojnë mundesinë e njohjes së njerëzve online.
Mundësi kjo, e cila nuk do të qe krijuar në mungesë të prezencës tuaj në rrjete sociale. Ju mund të njihni individë që mbase nuk do të kishit patur kurrë mundesinë t’i njihnit personalisht e që mbase një ditë do të bëhen aleatët tuaj. Pra me anë të rrjeteve sociale bashkëveprimi mund të cojë në një marrdhënie personale por gjithashtu mund të kurorëzohet me një marrdhënie të suksesshme biznesi. Duke kopsitur mirë platformat tuaja sociale në rrjet, ju po krijoni klientët e dëshiruar dhe një departament marketingu efektiv. Kjo sepse nuk ka qënë kurrë më e lehtë të njihni brand-in apo kompaninë tuaj me mbarë botën. Mundesitë janë të pafundme. Kjo duke filluar nga një postim a tweet i thjeshtë deri te një fushate e gjerë online.
Pronarë dyqanesh të vegjël thonë se, jo rrallë herë, marrin edhe telefonata nga klientët virtualë që pasi kanë parë një artikull të postuar në facebook apo instagram kërkojne ta blejnë. Dhe shumë herë këto telefonata përfundojnë me shitje.
Por, a e dinit se mund edhe të shiten produkte online nëpërmjet rrjeteve sociale? Dicka për të cilën nuk është folur shumë, por që vërtetë mund të rrisi shitjet tuaja. Kjo duke integruar një “dyqan” vritual në faqen tuaj të Facebook-ut. Me anë të Plug-in-eve të mundshme për lloje të ndryshme platformash, të cilat ju lejojnë të ngjisni një kod në faqen tuaj të Facebook e cila ju lejon të shisni produkte menjëherë tek fansat tuaj në facebook. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të sjellë produktet tuaja tek klienti.
Një tjetër anë tejet positive e marketingut nëpërmjet rrjeteve sociale është fakti se është një strategji pa kosto. Disa biznese ende nuk e kuptojnë se rrjetet sociale në fakt janë FREE! Pajtimi juaj qoftë edhe në Facebook apo Twitter mund të ndërtojë një audiencë të gjerë pa bërë që ju të harxhoni qoftë edhe një qindarkë.
Gjithashtu Google pëlqen rrjetet sociale. Gjatë viteve të fundit Google ka lejuar tweet-e live nga Twitter të shfaqen gjatë kërkimit së bashku me rezultate të faqeve të bizneseve në Facebook si dhe profile personale. Nëse doni që njerëzit që navigojnë në internet t’ju gjejnë, ateherë ju duhet të keni një prezencë sociale në web. Nëse kompania juaj nuk ka qoftë edhe një faqe biznesi ne Facebook atëherë është koha për të patur një të tillë dhe ju do të shihni një ndryshim të dukshëm të trafikut të faqes tuaj menjëherë sapo të jeni bërë pjesë e ndonjëres prej platformave sociale.
Jo vetëm kjo, por po vihet re edhe nje tendencë në vitet e fundit. Marketing i suksesshëm po bëhet së tepërmi edhe nëpërmjet komunikimit virtual. Bizneset mund të marrin feedback të menjëhershëm të cilin mund ta perdorin me zgjuarsi për zhvillimin e metejshëm të produkteve apo shërbimeve. Përveç metodash të tjera, ne shohim edhe pafund komente të lëna nga klientët në faqet e Facebook por edhe në Twitter.
Pra, shpesh rrjetet sociale janë me efektive sesa marketingu tradicional. Printimet komerciale tradicionale (si nëpër gazeta dhe revista) dhe reklamat (si në radio dhe TV) nuk po përdoren më si më parë, ndërkohë që interneti, faqet e biznesit dhe platforma të tjera online po marrin pushtet. Një kompanie prezente në Facebook nuk do t’i interesonte të lexonte komente që mund të ofendojnë apo ulin reputacionin e kompanisë së tyre. Kjo flet qartë për fuqinë e klientëve si dhe lidhjes së ngushtë që është krijuar ndërmjet klientëve dhe produkteve apo shërbimeve.
Shumë platforma i krijojnë edhe mundesinë kompanive të shohin të dhëna të demografisë mesatare, të cilat mund t’i përdorin gjatë fazave të zhvillimit të produktit të tyre. Shumë kompani akoma kanë frikë, apo nuk kanë besim tek koha e harxhuar për marketing në rrjetet sociale. Disa ankohen se është e ndërlikuar dhe se nuk mund të jetë frytdhënëse kur përdoruesit e këtyre rrjeteve flasin gjuhë të ndryshme. Por referencat dhe sondazhet tregojnë të kundërtën.
Sipas Forbes.com në industrinë e marketingut të rrjeteve sociale, 58% e bizneseve që kanë rritur prenzencën e tyre në rrjetet online kanë patur rritje të shitjeve. Pse të jetë biznesi juaj ai 42%? Është adaptimi me mjedisin i cili do të çonte në sukses në të ardhmen dhe rritje në kompaninë apo biznesin tuaj. Është koha të bëni hapat e duhur dhe të rrisni prezencën tuaj në platformat që për momentin kanë fuqinë e marketingut.