Postuar në- October 22, 2018
Dihet se shqiptarët janë të aftë të flasin mire shumë gjuhë të huaja. Për të kuptuar se nga vjen kjo aftësi duhet të kthehemi pas në kohë e të shohim pjesën historike se si kanë filluar shqiptarët të mësojnë gjuhët e huaja dhe përse kjo deshirë apo nevojë për të folur një gjuhë tjetër veçmas asaj amtare.
Të folurit një gjuhë të huaj daton shumë kohë më parë. Nëse bëjmë një retrospektivë të gjuhëve më të folura në Shqipëri mund të citojmë atë ruse, angleze, italiane, gjermane, franceze etj. Provojmë të vemë pak rregull duke argumentuar këto fakte. Përpara të gjithash duhet të themi se aftësia gjuhësore e shqiptarëve konfirmohet dhe nga zotësia në përkthim e Kryeminstrit të parë Shqiptar, Ismail Qemalit, i cili ka punuar si përkthyes i gjuhëve të ndryshme në Ministrinë e Jashtme të Perandorisë Osmane.Duke iu referuar sërisht historisë vëmë re se në vitet e pasluftës ka një tendencë për mësimin e gjuhëve të huaja.
Në shkollat shqiptare mësohej si fillim gjuha ruse. Shqiptarët filluan të mësojne gjuhën ruse gjatë regjimit komunist, por kjo e fundit erdhi duke u shuar sërisht gjatë rënies së këtij të fundit.Duke lënë rusishten mënjanë shqiptarët drejtohen nga gjuha italiane dhe angleze. Kështu fillon afrimiteti drejt interesit eknomik duke ndjerë nevojën e një ndryshimi radikal.
Gjate viteve ‘80 gjuhët e huaja bëhen pjesë e jetës si një formë thelbësore edhe për të kaluar kufijtë. Edhe pse gjatë komunizmit gjuhët e huaja dhe gjithcka që lidhej me jashtë ishte e paligjshme shqipëtarët e gjenin gjithmonë mënyrën për të patur kontakt me to, duke përfshirë këtu dhe ndjekjen e televizioneve të huaja ku dominonin ato italiane. Dëshira për të parë dhe mësuar se çfarë ndodhte pertej kufijve ishte e fortë. Nga këtu nisi mësimi i gjuhës italiane dhe duhet përmendur se mësimi i gjuhës vetëm nëpërmjet televizionit është një aftësi e rrallë që vetëm shqipëtarët e kanë.
Ndihmesë në këtë aftësi janë dhe elementet fonetikë dhe shkronjat të cilat, gjuhë të tjera nuk i kanë. Një avantazh ky që i bën shqipëtarët mbase edhe pa dashje të mësojnë gjuhët e huaja më me lehtësi.
Në fillim të viteve ‘90, me ardhjen e demokracisë, shqipëtarët filluan të ndjekin programe të ndryshme jo vetëm të vendit por edhe të huaja e sidomos ato italiane. Dëshira për të mësuar se ç’ndodhte jashtë kufirit, si dhe kurioziteti për të mësuar më shumë për botën bëri që shqipëtarët ta mësonin gjuhëh italiane nga televizioni. E çuditshme por e vërtetë. Aftësi e rrallë që vihet re kur shikon se një shqiptar dhe një italian kuptohen me njëri tjetrin fare thjeshtë. Nëse e pyet për sa kohë e ka studiuar italishten përgjigja është: nuk kam studiuar kurrë, por e kam mësuar nga televizori, e për më tepër nuk ka qënë kurrë në Itali. Është vërtetë e çuditshme se si një njeri mund ta mësojë dhe përmirësoje një gjuhë të huaj vetëm nga televisioni.
Përveç intuitës për të mësuar gjuhë, si u përmend dhe më sipër një ndihmë të madhe e jep edhe struktura fonologjike dhe gramatikore e gjuhës shqipe apo kohët e gjuhës. Alfabeti i një gjuhe ndihmon një person për të përvetësuar sa më mirë dhe për të mos patur vëshitrësi në përdorimin e një gjuhe tjetër. Emigrimi gjithashtu ka ndikuar shumë në mësimin e asaj që për shqiptarët ishte e ndryshme.
Vitet ‘90 janë ato që ndikuan thellësisht në ndryshimin e jetës së shqiptarëve. Njerëzit emigruan drejt Italisë dhe Greqisë, duke qënë dhe më afër kufirit me Shqiperinë. Një arsye thelbësore është dhe vajtja e shumë studentëve shqipëtarë në Itali. Shqiptarët janë ata që përfaqësojnë në Itali komunitetin më të madh të të huajve të regjistruar në universitet. Midis vështirësive të përditshme dhe mundësisë për tu formuar profesionalisht shqiptarët kanë patur gjithmonë aftësi dhe ja kanë dalë me sukses të studjojnë në të gjitha vendet ku kanë shkuar.
Në tjetër element i cili ndihmon në këtë fakt është politika që aplikohet nga të dy vendet për ti dhënë mundesinë të rinjve të studiojnë në Itali dhe anasjelltas. Provimi i gjuhës italiane CELI, një provim i cili çertifikon njohjen e gjuhes italiane, bëhet nga të gjithë studentet shqiptarë të cilët duan të studiojnë në Itali, i kaluar me sukses është trampolina e tyre për një botë tjetër, të re, ndryshe por jo të lehtë.
Gjithsesi, aftësia e shqiptarëve për gjuhët nuk mbetet mbrapa edhe kur flitet për gjuhë të tjera. Ktu bëhet fjalë për greqishten, anglishten, spanjishten, gjermanishten etj. Shihet se aftësia e rrallë e tyre për të mësuar gjuhë të huaj nuk është e rastësishme por e imponuar ose më saktë e shtyrë nga faktorë të ndryshëm. E megjithatë mund ta quajmë një dhunti.