Postuar në- October 22, 2018

post image

Në më shumë se tetë vite Shqipëria,vendi i vogël i portës në krah, mirëpret sipërmarrës perëndimor të shtyrë nga kriza përtej Adriatikut, kompani Italiane me emra të ndryshëm por me një qellim të përbashkët, outsourcing.

Çfarë do të thotë në të vërtetë outsourcing? Një koncept, një term i cili përcaktohet si një proces nëpërmjet te cilit kompani të ndryshme për një kohë të përcaktuar me anë të një kontrate, i atribuojnë menaxhimin operativ, të një apo më shumë funksioneve, elementëve te jashtëm. Duhet thënë se në këtë proces bashkëveprojnë dy pjesë te rëndësishme, kompania e cila bën outsourcing dhe kompania e cila merrë në menaxhim aktivitetin. Raporti mes të dyve bazohet në mardhënie në lidhje me tregun dhe në lidhje me bashkëpunimin.

Kush bën outsourcing në Shqipëri?

Duke bërë një kontroll të shpejtë mbi lajmërimet në të cilat ofrojnë punë, në një nga portalet më të perdorura, shqiptarenjoftime.com, fare mirë mund të guxojmë të shprehim se Shqipëria nuk po e vuan krizën. Lajmërime të shumta për vënde të lira pune në call center.

Lajmërimi i parë që shfaqet është ai i një kompanie (gjithmone italiane) të outsourcing, e quajtur Service Italia e që kërkon punësimin e menjëhershëm të pesëdhjetë operatorëve Call Center, një tjetër kërkon dhe më shumë, 200 të tillë.

MY CONTACT gjithashtu 50. Vijon Albacall sh.a , tashmë e famshme në sektor, duke qenë ndër të parët që besoi shërbimet e tij outbound teleselling, një tjetër akoma është Verbal Call e cila kërkon operatorë edhe në Prishtinë, Kosovë. German CC kërkon operatorë outsourcing për kompani Gjermane.
Të tjera si Tele-performance, IDS VODAFONE, VOD-CALL.center icsc.shpk ofrojnë shërbime për Vodafone Italia.

Por, nuk kërkohen vetëm persona të aftë për të folur gjuhën italiane, por dhe atë gjermane, spanjolle dhe angleze.German CC kërkon opeatorë outsourcing për kompani gjermane. FACILE.IT  kërkon operatorë për gjuhën italiane dhe spanjolle.

Por cili është ai që punon në Call Center?

Karakteristikat që kërkohen thuajse janë të njëjtat. Njohje e mirë e gjuhës italiane, aftësi elokuente dhe njohje bazë të informatikës. Studentë e diplomuar mes 18-35 vjeç të cilët punojnë për të mbajtur veten e për të paguar studimet, flasin thuajse në mënyrë perfekte gjuhën italiane e ndonëse pa asnjë theks. Një gjeneratë e tërë që ja dedikon mësimin e gjuhës programeve televizive të Mediaset e Rai.

Outsourcing ka forma të ndryshme. Një nga format e reja të shërbimeve në Shqipëri janë ato të ofruara nga ATIS sh.p.k. Më parë, në Shqipëri, nuk është dëgjuar te flitet pë këto lloje shërbimesh. ATIS ofron për klientët italian outsourcing, krijime dhe optimizime të faqeve web, duke përfshirë dhe shërbime si E-mail Marketing, SEO (optimizim për motorët e kërkimit), Social Media Marketing, Web Design.

Përse Shqipëria?

Tashmë gjuha e dytë e folur është ajo italiane. Përse Shqipëria? Duke bërë një inspektim të shpëjtë në rajon, mbi 63,2 % e popullsisë është në moshë pune e duke qenë se është ndër popujt më të rinj në Europë ofron edhe më shumë energji. Thuajse 30.000 studentë janë diplomuar në shkencë, gjuhë të huaja e informatikë. Më shumë se 50% e popullsisë flet italisht, 30% greqisht, dhe 65% ka një njohje të mirë të gjuhës angleze.

I vetmi aspekt “negativ” i outsourcing mund të jetë ulja e cilësisë së shërbimeve, por në këto raste tregohet një disponibilitet i lartë, persona të kualifikuar, gjë e cila reflektohet në cilësinë e shërbimeve. Për më tepër, në Shqipëri ekziston një sistem fiskal shumë komod për investitorët e huaj. Të punosh tamam në portën në krah, një orë distancë larg, me avion, fakt që e bën më të lehtë komunikimin. Dhe kultura është e njëjta. Që në fillim të kësaj inisiative mikpritëse është treguar një funksionim i jashtëzakonshëm, koordinimi dhe mbi të gjitha besimi. Nga një pikëpamje tjetër puna në këtë sektor është e thjeshtë dhe një në tre student e ka provuar, pagesa nuk është e lartë por jetohet, ose më mirë të themi mbijetohet deri në përfundimin e studimeve apo deri në gjetjen e një pune më të mirë.

Të paktën kështu mendohesh dy herë përpara se të bësh valixhen gati.