Postuar në- January 11, 2016

post image

Në Shqipëri, vitet e fundit marketingu online ka qënë një risi dhe vetëm së fundmi bizneset kanë filluar të përfitojnë dhe të kuptojnë avantazhet që mund te sjellë marketingu online, për  rritjen e  vizibilitetit si online ashtu edhe offline.

Me evoluimin e teknologjive të reja dhe me përhapjen e internetit, ka ndryshuar mënyra me anë të së cilës përdoruesit kërkojnë dhe konsumojnë informacionet online. Rritja e përdorimit të telefonave celularë ka ndryshuar gjithashtu, mënyrën se si konsumatorët aksesojnë në internet. Sipas AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) në vitin 2010 përdorimi i telefonëve celulare, në Shqipëri ishte rreth 113%, dhe numri i pajtimtarëve celularë ne 2014 ishte 4,881,666, gjë që tregon se numri i përdoruesve mobile është gjithnjë në rritje.

Sipas ITU (Bashkimit Ndërkombëtar të Telekominikacionit) në 2013 përdorimi i internetit nga popullsia arrinte ne 60%, këto të dhëna tregojnë se interneti po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në jetën e përditshme  dhe influencon shumë mënyrën se si konsumatorët sillen.

Në vitin 2015 marketingu online ka treguar se luan një rol të rëndësishëm për rritjen e aktivitetit të bizneseve, dhe ka treguar që i ofron atyre shumë avantazhe. Sot përdoruesit kërkojnë gjithmonë e më shumë informacione online përpara se te blejnë një produkt, web-i është vendi i parapëlqyer ku personat kërkojnë të mësojnë më shumë rreth produkteve dhe ku bëjnë blerje.

Çdo përdorues lë gjurmë në web, gjë që i ndihmon bizneset të kuptojnë çfarë po kërkojnë konsumatorët dhe si mund t’i përdorin këto informacione për të përmisuar performancën e tyre online. Interneti ju ofron mundesinë të shënjestroni direkt klientet tuaj potencial, dhe marketingu online ju jep mundësinë  që të reklamoni produktet duke zgjedhur një kategori personash që janë potencialisht të interesuar për atë që ju ofroni, duke përfshirë dhe Remarketing-un si një teknikë e cila ju jep mundësinë t’i shfaqni reklamat tuaja atyre personave të cilët kanë vizituar më parë faqen tuaj pa bërë blerje.

Së fundmi marketingu online ju jep edhe mundësinë të tërhiqni klientë të rinj nga çdo anë e botës pasi interneti ofron një shtrirje më të gjerë dhe një vizibilitet global.

 

Po çfarë të rejash rezervon 2016 për sa i përket web marketing-ut?

Social Ads

Sipas vlerësimeve në vitin 2017 investimet në reklamat online do të kalojë ato për TV. Në vitin 2015 ka pasur një rritje prej 17.2% në 160 miliardë dollarë (sipas Magna Global). Një pjesë e madhe e këtij investimi ka të bëjë me reklamat në rrjetet sociale. Shpenzimet për reklama në rrjetet sociale do të arrijnë 36 miliardë $ në vitin 2017, ose 16% e të gjitha shpenzimeve dixhitale, sipas eMarketer.

Për sa i përket strategjive të marketingut kjo përkthehet në nevojën për të identifikuar rrjetin social më të mirë e më të përshtatshëm për nevojat e biznesit dhe më të përdorur për të arritur objektivin tuaj. Përveç analizës, duhet të bëni edhe teste të veçanta të cilat ju lejojnë që të keni të dhëna të mjaftueshme për të konfirmuar suksesin e një platforme ose të një tjetre. Ndër format më të përshtatshme të reklamave në rrjetet sociale janë ato që kërkojnë përfshirjen e publikut dhe që i përafrohen interesave të personave që ju ndjekin.

Podcastet

Podcastet janë e ardhmja e marketingut online. Sipas Edison janë rreth 46 milionë amerikanë që dëgjojnë podcaste çdo muaj, dëgjuesi mesatar dëgjon rreth gjashtë çdo javë. Përdorimet e podcasteve janë të ndryshme në aspektin e marketingut, kryesisht varet nga lloji i kompanisë, produktet që ofrojnë e publiku të cilit i drejtohen. Podcastet mund të transmetojnë informacione të ndryshme për publikun edhe ndërsa ky i fundit merret me punë të ndryshme.

PPC të personalizuara

Një e treta e personave që merren me marketing e konsiderojnë personalizimin si një nga aftësitë më të rëndësishme për të ardhmen e marketingut. Deri tani shumë prej reklamave online janë të bazuara në fjalët kyçe por marketing i bazuar në fjalët kyçe nuk është i përsosur. Për këtë arsye platformat të mëdha si Google, Facebook dhe Twitter ju lejojnë që të ngarkoni një listë të përdoruesve në sajë të të dhënave e-mail të kompanisë (si nënshkrimi i newsletter, regjistrimi në faqen e internetit etj.) duke bërë që shënjestrimi i publikut të cilit i drejtohet reklama të jetë sa më specifik. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësi të maksimizoni investimet, edhe duke përdorur forma më tradicionale për reklamimin e produkteve.

Video

Gjithnjë e më shumë kompani janë duke përdorur video-t për reklamim si më të shkurtra, koncize e të thjeshta. Videot online nuk duhet të jenë kryevepra të kinemasë, por duhet të jetë të bukura, të paharrueshme, të shkurtra, të qarta dhe të krijojnë një lloj ndërveprimi e përfshirje të publikut. Të gjithëve na ndodh të shikojmë video në Facebook , kur bëjme scroll dhe nëse janë video tërheqëse ndalojmë ti shikojmë.

YouTube gjithashtu si platforma e videove më e përdorur ka treguar se videot korrin një sukses më të madh pasi janë të afta të mbajnë përdoruesit deri 2 minuta më shumë në faqe.

Mobile

2015 ishte një pikë kthese, jo vetëm sepse për herë të parë kërkimet nga celulari kanë tejkaluar ato nga desktopët në 10 vende të ndryshme, por edhe për shkak se Google lançoi Mobilegeddon, i cili i jep pioritet në motorët e kërkimit faqeve që janë mobile friendly, duke i bërë specialistët t’i shikojnë strategjitë SEO në një optikë më mobile.

Butoni Blej

Butonat për të blerë janë prezent në gjithnjë e më shumë platforma: Facebook, Pinterest, Twitter e ndoshta edhe Google… Kush ka një e-commerce duhet t’i monitorojnë nga afër këto kanale të reja, dhe t’i integrojë më strategjitë e tjera online, sepse ata janë gjithmonë dritare të cilat përdoruesit mund të përdorin për të përfunduar një blerje.

Dizajni dhe shpejtësia do të jetë një domosdoshmëri

Faqet e webit të mira nuk janë vetëm ata që ofrojnë përmbajtje të mirë, por ato që e bëjnë këtë në një mënyrë sa më efektive të mundshme. Kjo do të thotë se mënyra se si faqja e juaj është projektuar dhe se sa shpejt ajo e ngarkon informacionin është diçka esenciale. Në vitin 2016 do të këtë shumë  ndryshim midis faqeve që sigurojnë vetëm përmbajtje dhe atyre që jo vetëm ofrojnë përmbajtje të dobishme për përdoruesit por janë dhe vizualisht tërheqëse dhe të shpejta për t’u ngarkuar në ekranin e përdoruesit pa marrë parasysh pajisjen e përdorur.

Responsive design

Website-t e dizenjuara sot nuk duhet të jenë të vjetërsuara vitin që vjen, sidomos duke parë që teknologjitë ndryshojnë vazhdimisht duke ndryshuar edhe botën e marketingut. Kjo është arsyeja pse, në vitin 2016, faqet e internetit duhet të ndërtohen me design responsive. Një faqe interneti  me design të tillë është ajo që i përshtatet dimensioneve të browserit, duke e bërë sa më optimale përvojën e përdoruesit pavarësisht pajisjes që ai përdor.

 

Këto janë disa nga risitë që do të influencojnë më së shumti marketingun online, por cilëndo nga strategjitë e marketingut që ju do të përdorni kini parasysh që një nga elementet kryesor si për marketingun ashtu edhe për suksesin e faqes tuaj online është përmbajtja, e cila ne 2016 duhet të përfshijë përdoruesit sa më shumë të jetë e mundur, duke ofruar informacione jo vetëm të dobishme por edhe informacione ku përdoruesit të njohin vetveten dhe me të cilin të mund të ndërveprojnë, kini gjithmonë në mendje se “Content is King”.