Postuar në- April 15, 2015

post image

Në 1998, për  pronarët e një biznesi qe kishin nje faqe interneti, ishte e rëndesishme të bënin pjesë  në direktorinë e yahoo-së.  Gjë e cila mund të sillte një trafik të kosiderueshëm duke bërë të mundur që ky i fundit të ishte fitimprurës. Sot, nëse ka një ekuivalent për atë volum të madh trafiku të shinjestruar, është pikërisht ai i kërkimeve nëpërmjet pajisjeve mobile.

Kur bëhet fjalë për të bërë kërkime nga pajisjet mobile, përdoruesit duhet të përfitojnë rezultatet më të përshtatshme dhe në kohën e duhur, pa marrë parasysh nëse ky informacion ndodhet në faqet mobile-friendly apo në aplikacione të caktuara.

Nërkohë që, çdo ditë e më shumë, njerëzit përdorin pajisje mobile për të lundruar në internet, algoritmet e google-it duhet të përshtaten me këto modele përdorimi. Në të shkuarën, google, ka bërë përditësime për të bërë të mundur  konfigurimin korrekt të faqeve të internetit dhe shikueshmërinë e tyre në pajisjet moderne. Ka bërë më të lehtë për përdoruesit, gjetjen e faqeve mobile-friendly dhe ka  futur app-indexing në mënyrë të tillë që të nxjerrë në pah përmbajtje të dobishme nga aplikacionet e ndryshme mobile.

Duke nisur nga 21 prilli, google do të zgjerojë përdorimin e mobile-friendiness, faktor i cili do të shërbej si sinjal klasifikimi. Ky ndryshim do të ndikojë kërkimet e bëra nga pajisjet mobile në të gjitha gjuhët në të gjithë botën dhe do të ketë një impakt të konsiderueshëm në rezultatet e kërkimeve. Si pasojë, përdoruesit do kenë më të lehtë arritjen e rezultateve të rëndësishme dhe cilësore, të optimizuara për pajisjet e tyre.

Faqet e internetit të cilat nuk janë mobile-friendly do të renditen më poshtë në rezultatet e kërkimit në krahasim me ato që janë të optimizuara për pajisjet mobile. Në qoftë se konkurrenca ka një faqe interneti mobile-friendly, ajo do të ketë një avantazh të dukshëm në renditje.

Pa një faqe mobile-friendly, personat që janë në kërkim të produkteve apo shërbimeve tuaja nëpërmjet smartphon-ëve apo pajisjeve të tjera mobile, do ta kenë të vështirë t’ju gjejnë në google.

Konsumatorët vendosin çfarë të blejnë, kur dhe nga ku, pikërisht nga smarphone-ët e tyre. Sipërmarrësit nuk duhet ta injorojnë apo anashkalojnë këtë tendencë.

Parashikime….

Parashikimi bazë, për faqet të cilat nuk janë të optimizuara, është se do të bien në renditjen e kërkimeve mobile dhe si rrjedhim edhe të atyre desktop. Më tej parashikohet se çdo faqe që nuk është e optimizuar për pajisjet mobile nuk do të renditet më në rezultatet e kërkimit për sa i përket termave me rëndësi të lartë.

Si përfundim, parashikohet se rezultatet e shfaqura ne faqet e Google (SERP) ne faqen 1, për sa i përket fjalëve kyçe longtail, të cilat do të jenë sipër një pragu të caktuar frekuence kërkimi, do të karakterizohen vetëm nga faqet mobile-friendly.