Postuar në- June 25, 2015

post image

Keni dëshiruar ndonjëherë që të ekzistonte një buton ‘’anulo’’ per email-in? Gmail e ofron këtë veçori eksperimentale prej disa kohesh. Më sakt, prej 7 vitesh. Por sot, kjo veçori, është një pjesë e rregullt e Gmail-it.

Nuk do të ndodhë më të dërgoni gabimisht receten e gjelit të detit shefit tuaj, ndërkohë që marrësi duhet të kishte qënë fqinja juaj. Çfare sikleti!

Në qoftë se kryeni një gabim në të shkruar apo pendoheni për dërgimin e nje mesazhi, është e mundur ta anuloni atë veprim duke aktivizuar opsionin ‘’Anulo Dergimin’’.  Ky opsion jep mundësinë të anuloni një mesazh të sapo derguar.

Si bëhet aktivizimi i funksionit të anulimit të Gmail-it?

Për të aktivizuar ‘’Anulo Dergimin’’:

Klikoni te ‘’ingranazhi’’ sipër në të djathtë të faqes.

Zgjidhni ‘’Cilësime’’.

Zbrisni në faqe deri te ‘’Anulo Dergimin’’ dhe klikoni te ‘’Aktivizo’’.

Caktoni periudhën e anulimit (sasia e kohës që ju nevojitet për të vendosur nëse dëshironi të anuloni dërgimin e email-it).

Klikoni ‘’Ruaj Ndryshimet’’ në pjesën e poshtme të faqes.

Në qoftë se keni opsionin ‘’Anulo Dergimin’’ të aktivizuar në Gmail Labs, opsioni ‘’Anulo Dergimin’’ do të qëndrojë automatikisht i aktivizuar.

Atëherë, nëse herën tjetër që do të klikoni ‘’dërgo’’ në një email që me shumë mundësi nuk duhet ta kishit derguar, do të keni pikërisht ato sekondat e mjaftueshme në dispozicion për të ndryshuar mëndje dhe për të klikuar butonin ‘’Anulo’’ në pjesën e sipërme të faqes.

Shenim: për t’ju dhënë kohën e mjaftueshme për të anuluar, Gmail vonon dërgimin e mesazhit për disa sekonda.  Pra, në qoftë se nuk zgjidhni ‘’Anulo’’ brënda afatit të paracaktuar, mesazhi juaj do të dërgohet.

‘’Anulo Dërgimin’’ mund të mos funksionojë në qoftë se verifikohen probleme në rrjet.