Postuar në- December 14, 2016
Çfarë lloj website më duhet?
Bota e web design është komplikuar shumë kohët e fundit dhe me gjithë keto opsione në dispozicion është vërtet e vështirë të kuptosh shërbimet dhe lehtësitë që të duhen për faqen e biznesit tënd. Në këtë artikull do të lexoni për elementët kryesorë që iu duhen për të kuptuar opsionet që keni në dispozicion dhe për ta bërë më të lehte vendimin në lidhje me lehtësirat dhe shërbimet që i nevojiten faqes tuaj të internetit.
E para është logoja
Para se të vendosni mbi design e faqes tuaj, mbi ngjyrat dhe pamjen që do të ketë, biznesi ka nevojë për një logo rreth të cilit duhen zgjedhur të gjithë këta elementë. Nëse e keni një logo atëherë përdoreni atë për të zgjedhur dhe për të vendosur mbi pamjen që do të ketë faqja juaj. Nëse nuk keni një logo, mos u shqetësoni sepse mund ta krijoni një të tillë. Kini parasysh që logo vjen e para sepse të gjithë elementët e tjerë të faqes tuaj duhet të rrotullohen rreth saj.
Pastaj vjen një website statik
Faqet statike në përgjithësi janë ata website faqet e të cilëve nuk ndryshojne me kalimin e kohës. Ndër këto faqe mund të jenë faqja e kontakteve, faqja rreth nesh ose faqet me përshkrimet e produkteve. Në këto website përdoruesit mund të shohin faqet tuaja, mund të lexojnë informacionet tuaja, të shikojnë imazhet tuaja, por nuk mund të ndërveprojnë, nuk mund të lënë komente, nuk mund të krijojnë një chat etj. Logo dhe faqet statike janë mëse të mjaftueshëm për bizneset e vegjël.
Përveç tyre, mund edhe tu duhet:
Content Management System (CMS)
Ky sistem është i nevojshëm për ato faqe që përditësoni më shpesh. Për shëmull, ju mund të dëshironi që home page të jetë gjithmonë e përditësuar me oferta të momentit e gjëra të tjera si këto. Gjithashtu, ndoshta mund të dëshironi edhe një news page për të postuar eventet e fundit dhe çdo veprimtari tjetër të biznesit tuaj.
Kini parasysh që news page duhet përditësuar rregullisht, prandaj është e këshillueshme që më mirë të mos e keni një faqe të tillë sesa ta keni dhe postimi i fundit të jetë bërë para 2 vjetësh a më shumë.
Blog ose një seksion për artikuj të ndryshëm
Blogjet dhe artikujt janë shumë të dobishëm për të ndërvepruar me klientët dhe për të përmirësuar pozicionin tuaj në faqen e rezultateve të motorëve të kërkimit. Google preferon sitet që ofrojnë shumë informacion dhe përmbajtje të ndryshme dhe kjo është mundësia juaj për të postuar sa më shumë për të ndihmuar si biznesin tuaj ashtu edhe klientët në të njëjtën kohë. Për këtë seksion do t’iu duhet një content management system për të qënë gjithmonë të përditësuar dhe të rregullt me postimet tuaja.
Një katalog produktesh online për ecommerce tuaj
Nëse dëshironi të shisni produkte online, atëherë do t’iu duhet një katalog produktesh për ecommerce.Kjo është një formë e Content Management System që do t’iu lejojë të karikoni produktet, fotot dhe të përditësoni çmimet e të gjithë produkteve tuaja. Ky sistem mund t’iu ndihmojë edhe të shtoni dhe të përditësoni kategoritë dhë nënkategoritë e produkteve tuaja kështu që edhe për klientët do të jetë më e lehtë për t’i dalluar nga njëri-tjetri.
Në katalogun e produkteve duhet të përfshihet edhe mënyra e pagesës online.
Përfundim
Këto janë gjërat kryesore që duhen për website e biznesit tuaj. Çdo element tjetër është vetëm për t’i zbukuruar gjërat sepse veprimet kryesore që një website duhet të kryejë tashmë i keni.