Postuar në- July 07, 2015

post image

Search engine optimization (SEO) është një nga funksionet më thelbësore të marketingut për sa i përket ndihmës që jep në përçimin e vazhdueshëm te vizitorëve të kualifikuar drejt faqes tuaj të internetit.

SEO nuk është një kanal i cili duhet të mendohet në mënyrë të pavarur. Ai duhet të përfshihet gjerësisht me gjithë përpjekjet e tjera të marketingut tuaj, me synim arritjen e rezultateve cilësore dhe afatgjata.

Ka shumë kanale marketingu që ofrojnë benefite të cilat SEO nuk mundet, prandaj është i rëndësishëm integrimi i përshtatshem i tyre, i cili shërben për ti kursyer biznesit tuaj kohë të çmuar, para dhe burime.

Duke qënë një pjesë e rëndësishme e mix-it tuaj të përgjithshëm të marketingut, SEO ndihmon kompaninë tuaj të arrijë audiencën e synuar, ndërkohë që kjo e fundit bën kërkime online rreth  atyre çka biznesi juaj ofron dhe nderkaq, ndihmon të sigurojë një shumëllojshmeri përfitimesh të tjera, duke përfshirë:

  1. Drejtimin e nje trafiku cilësor drejt përmbajtjes dhe ofertave të produktit tuaj.
  2. Rritjen e vizibilitetit dhe kredibilitetin e markes tuaj, në kohë.
  3. Gjenerimin e shitjeve nga klientë të rinj dhe ekzistues, online dhe offline.
  4. Shumëfishimin e ndikimit tuaj, përmes përmbajtjes dhe social mediave duke qëndruar gjithmonë kosto-efektiv.
  5. Bindjen e skeptikëve në lidhje me cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë suaj.

Beni një hap prapa nga marketingu juaj dhe kuptoni se si, secili prej kanaleve tuaj më të mirë plotëson njëri-tjetrin duke ndihmuar ruajtjen e burimeve dhe gjenerimin e rezultateve, sidomos kur bëhet fjalë për ekzekutimin e SEO-s tuaj.

Më poshtë renditen shtatë mënyra për të integruar më mirë SEO-n tuaj me kanalet e tjera të marketingut.

 

1.Krijoni një blog SEO-friendly

Një blog duhet të jetë thelbi i përmbajtjes për shumicën e bizneseve, pasi ai mund të jetë një burim për klientët, një shtëpi për lloje të ndryshme përmbajtjesh, dhe një vend për të strehuar tema në lidhje me ofertat tuaja të cilat nuk kanë një vend tjeter ku të qëndrojnë, në faqen tuaj web.

Kur hartoni një blog post, sigurohuni që temat mos të përqëndrohen vetëm te interesat e audiencës tuaj por gjithashtu, të perfshijnë edhe disa nga frazat kyçe që përdoren nga klientët tuaj ndërkohë që kërkojnë sherbimet/prduktet tuaja në motorët e kërkimit.

Kjo përfshin krijimin e përshtatshëm të një title tag, meta description, URL, headers, gjatësinë e duhur të përmbajtjes, internal linking dhe më tej, për çdo blog post.

 

2.Mediat sociale mund ta ushqejnë SEO-n

Media sociale dhe SEO janë të lidhura ngusht, kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kuptoni se si aktiviteti juaj social ndikon në rezultatet që dalin nga kërkimet përkatëse në motorët e kërkimit dhe anasjelltas.

Ndërkohë që biznesi juaj përcakton një listë me gjërat themelore që duhen bërë për mediat sociale, duhet të kuptoni se përmbajtja e shperndarë publikisht ne secilin prej kanaleve tuaja ka gjasa të indeksohet brenda rezultateve të kërkimit dhe me shumë mundësi të jetë ndërveprimi i parë që mund të ketë një personi me biznesin tuaj.

Çdo postim që biznesi juaj shpërndan duhet të lidhet me temat që keni identifikuar si me interes për profilet e klientëve tuaj për të siguruar që të gjitha aktivitetet tuaja sociale të lidhen me audiencën që jeni duke u përpjekur të arrini dhe angazhoni.

Social-Media-Search-ResultsPër të mos përmendur faktin se, kur kërkoni për biznese të ndryshme duke u bazuar te emri i markës së tyre, faqja e parë e rezultateve zakonisht rendit website-in dhe kanalet e tyre socilae më aktive.

Duhet të kuptoni se këto kanale sociale janë, me shumë mundësi, ndërveprimi i parë që një person mund të ketë me biznesin tuaj, nga motorët e kërkimit, e cila do të ndikojë fort në përshtypjen e tyre të parë rreth kompanisë tuaj.

Pavarësisht nga ndryshimet që Google+ përjeton, përdorimi i tij si një mjet biznesi është shumë i rëndësishëm për të arritur një audiencë të re aktive në rrjetin social, por më i rëndësishëm është fakti që lidh përmbajten tuaj sociale me rezultatet e kërkimit, duke qënë se ky kanal social është i lidhur ngusht me produktet e tjera të Google-it, perfshirë këtu dhe kërkimet.

 

3.Sinkronizoni PR dhe SEO

Ndërkohë që ekipi juaj i PR gjeneron më shumë mbulim për biznesin tuaj dhe vazhdon të ndertoj imazhin publik të organizatës tuaj, është e rëndësishme të përmirësoni përpjekjet tuaja, për sa i përket mardhenieve me publikun, duke patur parasysh link building dhe zgjedhjen e fjalëve kyçe.

Link-et dhe vizibiliteti që mundesohen nga gurpi juaj për marrdhëniet me publikun, janë të paçmueshme. Ata mund ti shtojnë biznesit tuaj akoma më shumë përfitime, për aq kohë sa gjithesecili që është i përfshirë në këtë proces, di të lëvrojë link-et e gjeneruara për kompaninë tuaj, ndër faqet e ndryshme të website-it tuaj me disa fjalë kyçe të lidhura me atë që biznesi juaj bën më mirë.

Shumica e link-eve që biznesi juaj do të gjenerojë në kohë, do ti përkasin emrit të markës të cilat do të çojnë ne homepage-in e website-it tuaj, dhe kjo nuk është aspak diçka e keqe.

Megjithatë, një koordinim i vogël drejt ndryshimit të faqeve të linkuara dhe fjalëve kyçe të përdorura për të bërë të njohur biznesin tuaj, mund të ndihmojë të krijojë një grup link-esh më të larmishëm, gje e cila është thelbësore për drejtimin e një renditje cilësore në motorët e kërkimit.

 

4.Link building

Ndërtimi i link-eve për SEO-n ka ndryshuar në mënyrë dramatike në vitet e fundit, por ajo që nuk ka ndryshuar është fakti se sa e rëndësishme është përfshirja e link building në funksionet e biznesit, departamentet, dhe kanalet e marketingut.

Për të ndërtuar linke (links) në mënyrë efektive, analizoni atë që konkurrentët tuaj janë duke bërë dhe se si faqet e website-it tuaj kanë performuar, kur vjen puna për të gjeneruar link-et e ofertave tuaja, në të kaluarën.

Përdoreni këtë hulumtim për të ndikuar në llojin e përmbajtjes që doni të krijoni dhe çfarë reaksioni do të ngjallë në mediat sociale shpërndarja e kësaj përmbajtje, për biznesin tuaj. Idealisht, kjo përmbajtje do të ngjallë interes, angazhim në mediat sociale, si dhe link-e në hyrje drejt burimeve tuaja.

Një tjetër strategji për të përçuar link-e në faqen tuaj të internetit është përfshirja e njohurive të organizatave, ‘’influencuesëve’’, ekspertëve dhe partnerëve nga ”komuniteti” juaj, direkt në përmbajtjen tuaj të publikuar në faqen e internetit.

Duke përfshirë edhe kontributin e tyre, ju jeni duke ndihmuar në përmirësimin e mundësive që ata jo vetëm të shpërndajnë përmbajtjen tuaj në rrjetin e tyre por gjithashtu, probabilitetin që ata ta link-ojnë atë përmbajtje apo ndonjë tjetër në të ardhmen.

 

5.Optimizoni content marketing-un tuaj

Një nga mënyrat më të mira për të krijuar një përmbajtje interesante për audiencën tuaj është të arrini të kuptoni me të vërtetë udhëtimin e një konsumatori nëpërmjet ”hinkës së shitjeve”, duke u nisur nga ndërveprimi i tyre i parë me biznesin tuaj, për të arritur te finalizimi i të qënit një klient besnik.sales-funnel

Një herë që biznesi juaj ka kuptuar këtë ”hinkë”, vjen koha për të krijuar përmbajtje që i përshtaten nevojave individuale të një personi, në një fazë të caktuar .

Bashkangjisni përpjekjet tuaja për sa i përket SEO-s me këtë proces, duke identifikuar hulumtimet e ndryshme që një klient potencial mund të bëj, në secilën prej fazave të ‘’hinkës’’. Duke patur parasysh këto fraza kyçe, krijoni përmbajtje që të shërbejë për t’u pergjigjur pyetjeve potenciale, për të edukuar dhe për të kënaqur më së miri kërkesat e publikut në çdo fazë, duke u bazuar në të dhenat e marra nga zakonet e hulumtimit të publikut tuaj.

 

6.Koordinoni SEM dhe SEO

Search engine marketing, ose SEM, është kur biznesi juaj paguan për t’u renditur në krye të rezultateve të kërkimit, në formë publiciteti, për fraza kyçe të caktuara, i njohur ndryshe edhe si hulumtim me pagesë. Kur flitet për të sinkronizuar përpjekjet tuaja me SEM dhe SEO, kjo përkthehet në koordinimin e të dhënave dhe në komunikimin periodik të qëllimeve.

SEO-SEM

Të dhënat e mbledhura nga sukseset dhe deshtimet tuaja, me hulumtimin me pagesë, mund të ndihmojnë në përmirësimin e frazave kyçe që jeni duke optimizuar me SEO-n, duke rritur edhe probabilitetin që këto fraza të sjellin rezultate.

SEM dhe SEO duhet të punojnë kundrejt qëllimeve të njëjta, duke plotësuar njëri-tjetrin dhe siguruar që landing pages, zgjedhja e fjalëve kyçe dhe mesazhet po i ofrojne audiencës tuaj një eksperiencë të vëcante.

 

7.Krijimi i një Komuniteti ofron mundësi për SEO

Ndërtimi i një komuniteti online rreth markës tuaj është i rëndësishëm për rritjen e biznesit, gjë e cila duhet të jetë gjithmonë e lidhur me SEO-n dhe do të mundësoj nje rritje të vazhdueshme dhe afatgjatë.

Kur flitet për kultivimin e një komuniteti, baza qëndron në komentimin e blog-eve të faqeve të tjera, gjithmonë brenda fushës tuaj, duke bërë të mundur nxitjen e diskutimeve të vlefshme dhe në të njëjtën kohë përcimin e një vlere të kufizuar SEO prej link-eve, drejt faqes tuaj të internetit.

Krijoni link-e me burime cilësore nga faqe interneti të konsoliduara në industrinë tuaj, për të siguruar njohuri më të thella për audiencën që konsumon përmbajtjen tuaj, njëkohësisht duke krijuar një lidhje miqësore mes organizatës tuaj dhe kompanisë me të cilën përmbajta juaj link-ohet.

Comment-Example

Kjo ndihmon që kompania juaj të dallohet nga të tjerët dhe gjithashtu ndihmonë në gjenerimin e më shumë link-eve për offertat tuaja dhe si pasojë rritjen e link-eve hyrëse të aktiviteteve tuaja dhe rritjen në renditjen e rezultateve të kërkimit.

Shkruani artikuj mini-blog për postimet tuaja në Google+ dhe për përshkrimet në videot tuaja të You Tube, në mënyrë që të siguroni një eksperiencë më të mirë për audiencën tuaj, në të dyja kanalet, ndërkohë që optimizoni më tej çdo lloj përmbajtje që renditet në motoret e kerkimit.

Eksperimentoni me përdorimin e post blog-eve të krijuar nga espertë të shumtë, në mënyrë të till që të krijoni mardhënie me ‘’influencues’’ të sektorit tuaj dhe krijoni një burim të fuqishem për publikun tuaj,  i cili do të ndihmojë njëkohësisht, në përcimin e shpërndarjeve sociale shtesë dhe të link-eve hyrëse drejt faqes tuaj të internetit.

Këto janë vetëm disa nga teknikat e shumta që biznesi juaj mund të përdori për të koordinuar rritjen e komunitetit tuaj ndërkohë që zgjeroni vizibilitetin në motorët e kërkimit.