Postuar në- October 22, 2018
“Dua të studioj:“shkenca politike”, “punë sociale”, “drejtësi”, “psikologji”, kto janë përgjigjet dhe zgjedhjet më të dëshiruara nga kandidatët e rinj për universitet në 2006-2007 në Shqipëri.
Mund të thuhet se pati një fluks studentësh për këto degë dhe kjo na çon në përfundimin se këto ishin më të kërkuarat dhe më të zgjedhurat për të paktën një dhjetvjecar të tërë. U deshën shumë vite që të rinjtë të bindeshin që në një vend të vogël si Shqipëria nuk mund të ketë kaq shumë vende pune për avokatë, gazetarë apo punonjës sociale.
Është vërtet e hidhur të mendosh që shumë nga këta studentë që kanë përfunduar studimet pranë këtyre degëve gjejnë punë në vende që nuk kanë të bëjnë aspak me profesionin e tyre. Por, të paktën dy vitet e fundit vërejmë se gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Të rinjtë duket se po i kushtojnë vëmendje shumë tregut të punës dhe mundohen të mos zgjedhin degë për të cilat e ardhmja e tyre mund të rezultojë një dështim i vërtetë. Për arsye të ndryshme sytë e këtyre të rinjve po drejtohen nga shekncat ekzakte dhe teknologjia. Mbase jo aq të jashtzakonshme sa zgjedhjet e mëparshme dhe mania për shkencat shoqërore, por mund të themi që kemi të bëjme me një tendencë të re.
Kjo si rrjedhojë e një strategjie politiko-edukative. Limiti i kuotave për tu pranuar në Universitet për informatikë dhe teknologji informacioni janë shtuar me të paktën 30% këtë vit. Sipas kësaj të fundit, mundesitë për të filluar punë shtrihen dhe jashtë kufijve. Një i diplomuar në inxhinieri ose teknologji informacioni mund të konvertojë diplomën e tij lehtësisht dhe të gjejë një punë edhe jashtë Shqipërise. Mos harrojmë që teknologjia po zhvillohet me hapa gjigande dhe kërkesa për njerëz të specializuar në këtë fushë do të jetë gjithmonë në rritje. Jo vetëm kjo por edhe pagat e këtyre profesioneve janë më të larta.
Ministria e Arsimit rekomandon që për vitin 2012-2013 institucionet edukative të përqëndroheshin mbi programet të tilla studimi, ku studentët të jenë të aftë të punojnë në sektorët e shërbimit si informacioni ekonomik apo tregtar, sektori i teknologjisë së informacionit, shkencat teknike (psh. elektronikë, tekstile, radio-televizion, dezajn etj), dhe në shkencat ekzakte të ofrohen programe ndërdisiplinore (psh. Matematikë, filozofi, fizikë dhe ekonomi etj).
Mund të thuhet se Shqipëria, edhe pse një vend i vogel përgatit cdo vit studentë në gjendje të mbulojnë më së miri sektorët e informatikës dhe degë të tjera të teknologjisë së informacionit. Ky fakt tregon që këto studentë janë te gatshëm të fillojnë të punojnë në profesionin e tyre menjëherë mbas diplomimit. Kjo nuk do të thotë se eksperiencën ta jep vetëm puna, por që studimi të jep mundesinë të mësosh teorikisht se si punohet në këto ambjente.
Vite më parë nëse ishe i diplomuar në një degë ku tregu të ofronte të zgjidhje punën qe doje, kërkoheshin vetëm persona me eksperiencë, dhe thuajse të gjithe ishin skeptikë mbi te rinjtë. Harrohej se eksperincën edhe nëse e ke, në një kohë ku zhvillimi është i vazhdueshëm nuk vlen më, por vlen aftësia për të mësuar sa më shpejt. Tani gjërat në Shqipëri duket sikur kanë ndryshuar në këtë aspekt, nëse vite më parë ishe i penalizuar nga mungesa e eksperiencës për të gjetur punë, duket sikur për të rinjtë nuk është me e njëjta situatë.
Mundesitë tani janë pafund. Aftësia për të punuar në fushën e teknologjisë për të rinjtë shqiptarë nuk është aspak problem. Janë në gjëndje të punojnë dhe të jenë të dobishëm në të gjtha degët e teknologjisë, informatikës, telekomunikacionit, inxhinierisë elektronike etj.
Vitet e fundit studentët shqiptarë janë përqëndruar në fushën e informatikës, sepse tendenca dhe nevoja e tregut po i con drejt kësaj të fundit.
Shumë prej tyre janë te apasionuar pas aparaturave teknologjike dhe zhvillimi gjithmonë e më i madh i këtyre te fundit, ndikon në zgjedhjen për të ardhmen.
Një botë plot kuriozitet dhe kontakti i vazhdueshëm me teknologjinë cdo ditë ka rritur dëshirën për të zbuluar, tu bërë pjesë dhe për të kontribuar në degët më të rëndësishme dhe të domosdoshme në të gjithë botën.
Diplomimi të përgatit për të arritur në dyert e punës, por është aftësia jote për të gjetur drejtimin e duhur për të qëndruar brenda. Baza të ndihmon, por të mesuarit nuk mbaron kurrë. Shqiptarët janë në gjëndje të punojnë si në Shqipëri ku fusha teknologjike ka arritur kulmin po ashtu edhe jashte saj.