Postuar në- October 22, 2018

post image

Me më shumë se 2.2 miliard njerëz online në ditë, interneti ka revolucionarizuar mënyrën e gjetjes dhe përcjelljes së informacionit. Më parë, njerëzit hapnin faqet e verdha për të kërkuar një restorant, një furrë buke apo një doktor ose një avokat. Sot ata kërkojnë në Google, Yahoo, Bing apo AOL për të gjetur produktet dhe shërbimet që i nevojiten. Më shumë se 80% e njerëzve përdorin internetin për të bërë të paktën një blerje online.

Një faqe interneti, për sipërmarrësit e një biznesi online, është një zgjedhje e zgjuar. Njerëzit sapo gjejnë atë që kerkojnë në një faqe, nisin të shohin për informacione më të detajuara, si për shëmbull: cmime, oferta, adresa, formulare online etj. Bota dixhitale po lëviz me ritme të shpejta

dhe nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi.

Pse për bizneset është kaq e rëndësishme të jenë të pranishëm në botën dixhitale?

Mendoni për herën e fundit që ju është dashur të mësoni apo kërkoni diçka – me siguri keni kërkuar online. Interneti ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si jetojmë dhe si mbledhim informacion, por gjithashtu ka revolucionarizuar mënyrën se si bizenset operojnë dhe komunikojnë me klientët. Ndërkaq, të paturit një faqe interneti rrit besueshmërinë. Ditët e sotme kur konsumatorët kërkojnë një kompani online dhe nuk e gjejnë, do të dyshojnë në ekziston apo jo kjo e fundit. Rritja e mosbesueshmëris nga konsumatorët, ka bërë që këta të fundit edhe në qoftë se  nuk kryejnë blerje online, do ta kërkojnë, gjithësesi, atë produkt apo shërbim në pajisjet e tyre dixhitale.

58-al

Në fakt, 58% e përdoruesve të internetit shprehen se kanë prirje të besojnë në një kompani e cila ka një faqe interneti kundrejt një kompanie pa një të tillë. Nëse nuk keni një faqe për kompaninë tuaj, ju po lejoni konkurrencënt t’ju mundi lehtësisht në shitje. Ndoshta kompanisë suaj nuk i duhet një faqe internetit  por janë klientët ata që e kërkojnë një të tillë. Në dy vitet e fundit, numri i vizitorëve në internet nëpërmjet pajisjeve të ndryshme ka shkuar mbi 818 milionë, me një rritje të dukshme prej 60,3%. Këto rezultate flasin qartë për atë që duhet bërë.

Faqja e web-it është kartëvizita juaj, është broshura juaj, identifikimi juaj, billbordi juaj. Siti është impakti i parë që dikush merrë nga kompania juaj ndaj edhe është e rëndësishme të keni një website të mirë dizenjuar.

84-al

Në botë ekzistojnë më shumë se 900 milionë faqe të ndryshme dhe sipas statistikave deri në fund të vitit do të arrijnë në më shumë se 1 miliard. Faqja e web-it është shumë e rëndësishme për kompaninë. Gjithashtu të paturit prezencë online me anë të një faqe webi është mënyrë e mirë për të ndërtuar brandin tuaj. Një faqe webi ju lejon të “brandoni” biznesin tuaj si kurrë më parë. Websitet ju japin liri të palimituar për të vendosur ju impaktin që do jepni tek klientët tuaj. Janë fleksibël dhe mund të rriten apo përditësohen ashtu sikurse mund të zhvillohet biznesi juaj.

Ndër të tjera, i japin mundesinë biznesit të jetë i arritshëm për gjatë gjithë kohës, edhe jashtë orarit të punës, për 365 ditë në vit. Biznes branding në web do ju ndihmojë të krijoni një reputacion tek miliona njerëz.

Klientë të mundshëm janë në gjëndje të kërkojnë biznesin tuaj dhe të gjejnë përshkrime te mira per produktin apo shërbimet që ofroni. Pa një faqe webi të një niveli të lartë që tërheq vizitorët dhe ju mundëson rritje të shitjeve, humbisni huqinë e përdorimit të internetit. Një faqe web për biznesin tuaj, mund t’ju ofrojë lidhje me klientë të cilët, në mungesë të faqes, kontakti nuk do të ishte i mundur. Pa një faqe web-i ju nuk jeni në gjendje të arrini te klientë të mundshëm, tëcilët përdorin internetin për kërkimet mbi blerje apo shërbime. Shpesh jemi skeptik nëse një biznes i vogel meriton të ketë një faqe web dhe në mundësitë e shitjeve të produkteve apo shërbimeve të tij online. Mos u nxitoni të gjykoni mbi faktin se produktet/shërbimet tuaja nuk mund të shiten online. Në ditët e sotme janë të pakta produktet të cilat nuk mund të reklamohen online.

1-mil1

Më shumë se 20 milionë blerës janë tashmë online, duke bërë blerje të ndryshme. Blerjet variojne nga librat tek kompjuterat, nga makinat tek aeroplanët e deri tek gazi natyror. Nëse nuk e gjeni ju mënyrën se si të shisni produktin tuaj online, dikush tjetër do ta bëjë. Duhet thënë se gjithmonë ka një ‘’por…’’, është më mirë të mos e kesh një faqe web-i se  ëe kesh një që mund të ulë reputacionin e bisnesit tuaj. Faqja e internetit është pjesë e rëndësishme për biznesit tuaj, ndaj trajtojeni në mënyrën e duhur. Një website me dizajn të përshtatshëm flet qartë për seriozitetin dhe përkushtimin me të cilin trajtoni biznesin tuaj.

Pra, me të vendosur se hapi që duhet të bëni për biznesin tuaj është krijimi i një faqe web, atëherë duhet të kërkoni një dizenjues webi profesionist. Ashtu sikurse broshurat, katalogët dhe reklamat e printuara, faqja juaj duhet të tregojë nje imazh profesional.
Është mirë të keni një faqe në Facebook, në mënyrë të tillë që të mbani fansat të përditësuar për kompaninë tuaj. Facebook ka arritur në 665 milionë vizitorë në ditë por ai nuk mund të përdoret kurrësesi si një faqe web-i. Pse? Sepse Facebook nuk është i personalizuar.

Faqja juaj duhet të ketë logon e kompanisë tuaj e jo atë të një rrjeti social. Facebook mund të jetë një vend ideal për të shpërndarë fotot tuaja, për të rritur numrin e fansave të kompanisë,por siti është vendi ku këta fansa mund t’i drejtoni në mënyrë që të marrin imazhin e plotë të kompanisë dhe të produkteve tuaja.
Mënyra më e mirë dhe më efikase për të bërë marketing është një website.

Nëse gazetat hidhen në kosh ditën tjetër, faqen tuaj web do ta keni përgjithmonë.