Digital Marketing Strategic Consulting

 

Digital Marketing Strategic Consulting

Një fushatë e suksesshme marketing-u dixhital, kërkon një planifikim të kujdesshëm. Konsulentët tanë angazhohen për të kuptuar plotësisht nevojat dhe objektivat e kompanisë tuaj.

Nuk jeni të kënaqur me rezultatet e kompanisë tuaj? Po kërkoni mënyrën e duhur për të rritur fitimet, por strategjia juaj e marketing-ut nuk po funksionon në bazë të pritshmërive?

Ne mund t’ju ndihmojmë për të rritur fitimet e biznesit tuaj. Kemi një ekip ekspertësh që mund t’ju ndihmojnë të ndërtoni një strategji fituese marketing-u dixhital.

Çfarë mund të bëjmë për ju?

Ekspertët tanë do të vlerësojnë të gjitha strategjitë e mundshme për rritjen e biznesit tuaj. Mund t’ju ofrojmë një strategji marketing-u dixhital, të plotë ose të pjesshme, duke u bazuar në nevojat tuaja. Do t’ju propozojmë alternativat më të mira dhe efikase për të bërë të mundur rritjen e fitimeve tuaja.

Konsulentët tanë do t’ju këshillojnë mbi kanalet specifike të marketing-ut si, SEO, Email Marketing, Social Media Marketing ose PPC.

Shërbimet tona përmbajnë:

  • Këshilla mbi strategjitë dixhitale.
  • Optimizimin e motorëve të kërkimit.
  • Rezymeja e veprimtarisë në Google AdWords.
  • Strategji marketing-u PPC.
  • Marketing në rrjetet sociale.
  • E-mail marketing dhe krijimin e përmbajtjes.