Aplikacione Mobile

ATIS do t'ju mundësojë të lidheni me klientët tuaj në çdo platformë duke ju ofruar zhvillim të avancuar të aplikacioneve mobile!
capabilities images

Zhvillimi Aplikacioneve Android

Android është ndër platformat mobile më të njohura, dhe zhvilluesit tanë, me përvojë shumëvjeçare, e kanë përsosur artin e ndërtimit të aplikacioneve native Android elegante dhe me performancë të lartë përmes programit Java për Android. Ne gjithmonë sigurohemi që të ofrojmë eksperiencën më të mirë për përdoruesit, performancën më të lartë, sigurinë më të mirë, qasjen më të mirë për audiencën dhe qasjen më të lehtë në të gjitha funksionet e integruara të smartphone-ve. Falë ekspertizës së tyre unike në inxhinieri, ekipi ynë profesional mund të zhvillojë aplikacione të shkëlqyeshme mobile për të arritur funksionim dhe paraqitje mbresëlënëse në të gjitha pajisjet Android. Duke shfrytëzuar të gjitha funksionet që platforma ofron, ne krijojmë eksperiencat më të jashtëzakonshme, më të besueshme dhe më të vlerësuara mobile. Nxisni suksesin e brendit tuaj, përmirësoni shërbimin ndaj klientit dhe shtoni të ardhurat tuaja me aplikacionet tona responsive dhe të orientuara drejt përdoruesit!

capabilities images

Zhvillimi Aplikacioneve iOS

Ne zhvillojmë aplikacione iOS duke përdorur Swift, Xcode, dhe Objective-C pa përfshirë "framworks" nga palët e treta. Kjo do të thotë që produktet tona janë gjithmonë të besueshme dhe mund të integrohen lehtësisht me teknologjitë më të fundit nga Apple. Ne përdorim teknikat më të mira (p.sh., multi-threading, caching etj.) për të optimizuar performancën mobile dhe për të mbajtur një user interface të thjeshtë. Gjithashtu , cikli ynë i zhvillimit përfshin një fazë të sigurimit të cilësisë që garanton një produktit me standardet më të larta. Ne ndërtojmë aplikacione që ju mundësojnë të tërhiqni një numër të jashtëzakonshëm të klientëve duke bërë që biznesi juaj të rritet gjithnjë e më shumë. Zhvilluesit tanë të iOS janë në krye të trendeve të zhvillimit të aplikacioneve celularë duke shfrytëzuar praktikat më të mira dhe "open-source frameworks" të avancuara për të ndërtuar aplikacione të suksesshme dhe të sigurta për iPhone dhe iPad. Aplikacionet tona iOS ofrojnë UX dhe UI të pakrahasueshme dhe vlera optimale që përmirësojnë ndërveprimin e konsumatorëve dhe rrisin numrin e shitjeve!

capabilities images

Zhvillimi i Aplikacioneve Hibride

Ne ndjekim praktikat më të mira të industrisë për të ofruar aplikacione hibride mobilet cilat sigurojnë një eksperiencë unike të përdoruesit duke ruajtur funksionalitetin cross-platformë. Kryesisht përdorim Ionic dhe React Native frameworks. Zhvilluesit tanë janë gjithmonë në kërkim të tendencave dhe teknologjive më të fundit që janë në gjendje të ofrojnë zgjidhje moderne për të ndihmuar klientët të rrisin fitimet e tyre. Kur bëhet fjalë për aplikacionet cross-platformë, dhe lidhjet e qëndrueshme në internet, aplikacionet tona hibride janë të besueshme dhe me të gjitha cilësitë për të plotësuar nevojat e biznesit tuaj. ATIS ofron shërbime të cilësisë së lartë që bazohen mbi një ekspertizë dhe një ekip të talentuar dhe kualifikuar për të ndërtuar aplikacione të suksesshme native dhe hibride të cilësuara për performancë, funksionalitet, dhe zhvillim të shkëlqyeshëm.