Ja pse duhet të zgjidhni një agjensi dixhitale të specializuar

ATIS është një Agjensi Dixhitale që ka lindur për të plotësuar nevojat gjithmonë në ndryshim të marketingut në erën dixhitale.

Ne sjellim dizajnin grafik dhe copywriting së bashku me tekonoligjinë e re dhe teknikat moderne të marketingut. Rezultati është një mix i pasur i përbërë nga arti, shkenca, inxhinieria dhe vendosmëria për gjetjen e zgjidhjeve në një fushë e cila ndryshon dita ditës.

Cilat janë shërbimet kryesore që kompania jonë ofron?

Website Design dhe Website Development, Aplikacione Mobile, Search Engine Marketing (Pay Per Click, Retargeting), Search Engine Optimization, Social Media Marketing, krijimin e përmbajtes së faqes, zhvillimin dhe menaxhimin online të Brand-it, fushata mediatike, E-mail Marketing, vlerësime të ROI-t.

Për të udhëhequr me sukses dhe për të zhvilluar një brand nëpërmjet kanaleve gixhitale duhet të kuptoni mirë mjetet përkatëse që shërbejnë për kryerjen e këtij procesi. Brand-et e suksesshme përfitojnë nga ndërveprimet dhe ofrojnë një vlerë shtesë për konsumatorin nëpërmjet mjeteve dixhitale. Parimet bazë të strategjisë së një Brand-i mbeten të njëjta por nuk janë më thjeshtë pronë e agjensive tradiconale. Ka përfunduar koha kur marketingu ishte thjesht një ‘’ndërprerje’’ për përdoruesin. Agjensia jonë punon për të bërë sa më të këndshme përvojen e përdoruesit dhe jo ta ndërpresë këtë të fundit.

Cilat janë avantazhet e bashkëpunimit me një agjensi dixhitale si ATIS?

Ne në ATIS përqafojmë idetë strategjike, risitë teknike në zhvillimin e Brand-it për të dorëzuar një pune me kualitet sa më të lartë duke u bazuar te objektivat e klientit.

ATIS i përmbahet programeve të marketingut tradicional duke i shtuar elementët e nevojshëm për të krijuar një marketing dixhital të suksesshëm , duke sjellë si pasojë rritje të investimeve dhe përfitimeve.

Ne ofrojmë një gamë zgjidhjesh multi-dispilinore për çdo problem dhe sigurojmë përvojën më të mirë për përdoruesit, duke përmbushur të gjitha nevojat e tij.

Mbi të gjitha jemi të specializuar në zgjidhje kosto efektive të cilat shënjestrojnë publikun që ju intereson.

Cilat janë disa nga kanalet që do të bëjnë të mundur njohjen dhe rritjen e biznesit tuaj?

Pay per click (PPC)

Edhe pse SEO organik gjeneron trafik, ky nuk është i mënjëhershëm. Përdorimi i programeve SEO si pay per click (PPC) mund të gjenerojë një trafik të konsiderueshëm brënda pak ditëve pa pritur muaj të tërë. Si rrjedhojë çdo biznes duhet të ketë një program PPC për fjalët e tyre kyçe të shënjestruara. Këtu do të gjeni një shpjegim të hollësishëm për sa i përket shërbimeve PPC që ne ofrojmë.

Web Analytics

Web analytics është një strument thelbësor për përmirësimin e rezultateve të matshme për çdo program promovimi rreth website-it tuaj. Duhet të kuptoni se nga vjen trafiku, ku shkon dhe më e rëndësishmja ROI (Return On Investment) i tij, në të kundert jeni thjesht duke shpenzuar para.

Convertion Rate Optimisation (CRO)

Qëllimi përfundimtar i një biznesi është fitimi. Konvertimet (shitjet) kanë një lidhje të drejtpërdrejt me fitimin, si një kompletim i obiektivave të biznesit, duke përfshirë shitjet dhe klientët. Një website profesional është një strument i fuqishëm që shërben për të fituar sa më shumë konvertime të cilat mund të gjenerohen duke filluar që nga ndërtimi i një site-i tejet profesional dhe duke përfunduar deri te detajet më të vogla si mund të jetë ngjyra e një butoni. Nëpermjet testimeve, analytics dhe strumenteve që zbulojnë rrugëtimin e një vizitori dhe klikimet në site, convertion rate optimisation do të përmirësojë aftësinë e site-it për të kthyer vizitorët në klientë. Informacione të mëtejshme mbi CRO do t’i gjeni këtu.

Social Media Marketing (SMM)

Social media është një ndër sektorët më të zgjeruar në web, për sa i përket kohës së shpenzuar në to dhe ndërveprimeve të personave në rrjete sociale të ndryshme. Social media është gjithashtu arena më ndërvepruese online. Për bizneset social media është një kanal i cili nuk duhet të anashkalohet. Çdo platformë social media ofron për përdoruesit dhe për bizneset benefite të personalizuara, të cilat varen nga përdorimi i përditshëm i platformës, pjesmarrjes dhe mundësive prmocionale apo reklamuese. Një strategji e mirë SMM indentifikon ato platforma social media të cilat ofrojnë ROI-n më të mirë për një brand të caktuar apo për vizita ose shitjet të gjenruara nga publiciteti. SMM përdoret për më tepër për monitorimin e reputacionit online të një biznesi, duke siguraur një prezencë pozitive në web të mbështetur nga bashkëbisedime konstruktive. Në faqen tonë te shërbimeve ndër të tjera keni detaje te hollësishme mbi funksionimin e SMM.

SEO Web Design / Web Design

Web design dhe SEO design janë dy gjëra të ndryshme. Shumë agjensi ofrojnë krijimin e një website të bukur dhe kaq, por duhet të keni parasysh se kjo nuk është e mjaftueshme. ATIS ofron krijimin e një website sigurisht të bukur dhe bashkëkohorë por gjithashtu të përshtatshëm dhe miqësor për motoret e kërkimit. Një website i krijuar në mënyrën e duhur do të ketë sukses si me klientet tuaj ashtu edhe me motorët e kërkimit, në të kundërt do t’ju duhet të bëni faqen nga fillimi duke mbartur një kosto shtesë dhe duke humbur kohë. Strategjitë tona për sa i përket SEO-s, i gjeni këtu.

 

Pse duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e agjensive dixhitale?

Shumica e agjensive tradicionale nuk janë të pajisura me mjetet e duhura për të bërë marketing dixhital, por shumë prej tyre shprehin se janë në gjëndje ta ofrojnë këtë shërbim. Edhe pse disa agjensi tradicionale web development apo freelancer të ndryshëm janë në gjëndje të krijojnë një faqe interneti, nuk kanë aftesi të mjaftueshme për sa i përket strategjive të marketingut dixhital, të cilat kanë të bëjnë me kanale të shumta si ai i kërkimeve, rrjeteve sociale apo mobile.

Ajensia e gabuar mund t’ju kushtojë kohë, para dhe më e keqja mundesinë për tu zhvilluar. Eshtë më mirë të ruani të ardhura shtesë për një agjensi dixhitale të specializuar se sa të kurseni dhe të përfundoni duke dëmtuar biznesin tuaj.