Postuar në- May 25, 2015

post image

Në betejën për përfitimet nga marketingu online, SEO dhe PPC (pay-per-click) janë në konkurrencë të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Me ndryshimet e algoritmeve të Google-it, kompanitë e gjejnë vetën duke konkuruar për të arritur objektiva të cilët ndryshojnë vazhdimisht.

SEO mund të jetë një proçes i ngadaltë dhe bizneset në industritë konkurruese nuk mund të jenë në gjëndje të mbajnë vendin e parë në renditje, ashtu si do të dëshironin. Kjo është arsyeja pse shumë para kanalizohen në reklamat PPC.

Reklamat PPC kanë potencialin për të ofruar një trafik të shënjestruar, por duhet një teknikë e caktuar për ta bërë si duhet. Edhe veteranët e marketingut mund të bëjnë gabime kur hyjnë në një treg të ri, apo kur nisin shitjen e një produkti të ri me PPC. Duhet një analist PPC ekspert që të analizojë vazhdimisht çdo aspekt të mundshëm të llogarisë tuaj. Duke kërkuar gjithmonë mënyra të reja për të përmirësuar reklamat dhe tekstin e faqes web.

Nëse jeni duke menduar për të krijuar vetë llogarinë tuaj Google AdWords, mos e bëni. Ka një arsye pse profesionistët PPC caktojnë një tarifë për menaxhimin e saj.

Nëse jeni të rinjë në fushën e PPC, mund të mos jeni në dijeni se do t’ju kushtojë më pak të punësoni një ekspert se sa të nisni vetë fushatën tuaj.

Pse të punësoni një ekspert për menaxhimin e  fushatave PPC.

  1. Hulumtimi i fjalëve kyçe nuk është i Lehtë

Hulumtim i fjalëve kyçe është vendimtar për suksesin tuaj dhe është diçka për të cilën ekspertët PPC kalojnë shumë kohë gjatë krijimit dhe gjatë gjithë proçesit të PPC. Në qoftë se zgjidhni fjalë kyçe të gabuara, buxheti juaj mund të mbarojë shumë shpejtë dhe fushata juaj do të ketë përfitime shumë të vogla.

Ka sisteme për hulumtimin e fjalëve kyçe falas, si Keyword Planner i Google, që çdokush mund ti përdori, por ato më të mirat janë zakonisht ato me pagesë.

Sistemet me pagesë do t’ju japin një avantazh konkurrues, por me një çmim. Disa nga këto paketa mund të kushtojnë më shumë se 100$ në muaj, krahas shpenzimeve të tjera.

Ekspertët PPC nuk ndalen thjesht te përdorimi i këtyre mjeteve. Ata përdorin burime të shumta të dhënash për të formuar një pamje më të plotë të kornizës së shitjeve.

  1. Një Tekst i Gabuar i Reklamës Mund të Rezultojë në Konvertim të Ulët

Një nga përparësitë më të mëdha që ka një ekspert PPC është aftësia për të kryer hulumtime konkurruese. Ekspertët PPC dinë si të krijojnë një tekst të mirë, ata studiojnë konkurrentët tuaj dhe formojnë reklama bazuar në atë që, sipas tyre, funksionon më mirë. Kjo punë nuk është diçka që një amator mund të bëjë brenda natës, veçanërisht kur çdo fjalë e një teksti ka një domethënie.

Një tekst i saktë mund të rris përqindjen click-through (CTR) të fushatës tuaj dhe si rrjedhojë të rris përqindjen e konvertimit (Shitjeve).

Me të vërtetë doni të rrezikoni duke shkruar një tekst të gabuar?

Nje tekst jo i mirë, që nuk përcjellë mesazhin e duhur dhe është duke u përpjekur vetëm të përfitojë sa më shumë trafik, mund të rezultojë në një përqindje të ulët konvertimi të faqes web, gjë e cila do të përkthehet në një harxhim të kotë parash.

  1. Gjurmimi Kërkon Ekspertizë Teknike

Themeli i çdo programi të mirë PPC është aftësia e tij për të gjurmuar jo vetëm shitjet, por edhe prejardhjen e tyre. Një analizë e mirë mund t’ju tregojë se cilat fjalë kyçe mund t’ju sjellin një perqindje konvertimi më të lartë.

Përveç kësaj, “Campaign Tagging” ju lejon të shihni cilat janë fushatat më të suksesshme. Instalimi i kodeve të gjurmimit kërkon të paktën disa njohuri bazë HTML, kështu që, në qoftë se nuk keni njohuri të tilla, atëherë eshte mirë t’ja lini ekspertëve, ose mund të duhet të paguani webmaster-in tuaj për ta instaluar atë për ju. Nëse do të donit të gjurmonit  avantazhet/shitjet nga thirrjet telefonike, kjo gjë do të kërkonte nje ekspertizë shtesë.

  1. E Kuptoni të Gjithë Terminologjinë PPC?

Ju mund të dini se çfarë do të thotë PPC, por e dini se çfarë do të thotë: CPM, CPC, CPA? Hiqni dorë?

Po në lidhje mes dallimit të Shfaqjeve, Shikimeve dhe Klikimeve? E dini se çfarë është re-targeting?

Të dish kuptimin e këtyre termave është shumë e rëndësishme në menaxhimin e përditshëm të fushatave tuaja. Deri në momentin që jeni të panjohur me këto terma, nuk do të jeni gati për të menaxhuar fushatat tuaja PPC.

  1. Konfigurimet e Fushatave Mund të Bëhen të Pakuptueshme

Ka disa konfigurime specifike që ju duhet të përshtasni në menyrë që të përfitoni ekspozim optimal për fushatat tuaja. Për shembull, konfigurimet gjeografike mund t’ju ndihmojnë në shinjestrimin e një pjese specifike të vendit.

Synoni shinjestrim në nivel lokal, kombëtar, apo në mbarë botën? Në disa raste është e nevojshme të krijohen grupe të ndryshme rreklamash për çdo kategori klientësh. Gjithashtu vendi se ku do të shfaqen reklamat në “Search” ose në Faqet Partnere është mjaft i rëndësishëm, mungesa e eksperiences mund te bej që fushata PPC të dështoje.

Pa patur të qartë kuptimin e këtyre kritereve dhe mënyrën se si mund të përfitoni nga to, mund të jeni duke paguar një shumë të madhe parash për të njëjtin trafik që një menaxher marketingu ekspert ne PPC do ta përfitonte me shpenzime shumë herë më të pakta. Dhe këto nuk do ti dini kurrë pa marrë keshillat dhe udhëzimet e një eksperti PPC

  1. E Dini se Çfarë Pamje ka një Landing Page e Mirë?

Fjalët kyçe duhet të jenë të përshtatshme me tekstin e faqes dhe ky nuk është vetëm një aspekt themelor në SEO, është gjithashtu edhe në fushën e marketingut PPC për reklamat dhe fjalët kyçe të përdorura në fushatë. Sa më pak e përshtatshme të jetë landing page juaj me reklamën ose fjalët kyçe, aq më shumë para jeni duke shpenzuar në konvertim. Ekspertët PPC kuptojnë jo vetëm parimet e dizajnit të landing page-it, por edhe se si ti testojnë këto parime duke bërë gjithashtu ndryshimet e duhura kur është e nevojshme.

  1. Përvojë e Mëparshme me Klientë të Ngjashëm

Shpesh herë një ekspert PPC mund të ketë punuar me klientë të tjerë në fushën tuaj të biznesit dhe të ketë njohuri shumë të mira në këtë drejtim dhe mund ti aplikojë në llogarinë tuaj, gjë e cila do t’ju kursente mijëra dollarë. Në reklamat me pagesë është e dobishme të punësoni një person apo një kompani e cila ka punuar me një ose më shumë prej konkurrentëve tuaj më parë.

Kompanitë më të paguara nuk punojnë me dy klientë te cilët janë konkurrentë të drejtpërdrejtë në të njëjtën kohë – në qoftë se e bëjnë diçka të tillë, nuk është aspak një ide e mirë – por në qoftë se ata kanë punuar me konkurrentët tuaj apo kompani të ngjashme me biznesin tuaj, më parë, atëherë ky do të jetë një plus.

  1. Është Duke Ndodhur nje Click Fraud?

Nëse jeni fillestar, atëherë ndoshta nuk do të jeni në gjëndje të monitoroni nje click fraud. Duhet të prisni që do të ketë gjithmonë një click fraud. Mund të ketë edhe disa kilkime të vet-gjeneruara në reklamat tuaja që nuk kanë të bëjnë fare me click fraud, por mund të jetë thjesht një robot i programuar automatikisht duke kontrolluar faqen tuaj për çfarëdo arsye.

Ju duhet të jeni në gjendje për të kontrolluar statistikat dhe log file-t për veprimtari të dyshimta dhe kur mendoni se keni të bëni me një click fraud, mund të raportoni te motori i kërkimit dhe të kërkoni një rimbursim. Edhe pse motorët e kërkimit përpiqen të bllokojnë click fraud-et, herë pas here ata do të bëjnë auditime dhe mund t’i japin rimbursimet muaj më vonë dhe kjo nuk është në të mirën tuaj.

Duhet të merrni kontrollin e këtij aspekti. Nëse nuk jeni një person ‘’analitik’’ ose nuk keni ndonjë ekspertizë teknike në këtë fushë, atëherë është më mirë t’ja lini atë ekspertëve. 

  1. Në Hap me Ndryshimet e Fundit

Nje menaxher i mirë marketingu online qëndron i informuar për tendencat e fundit duke lexuar lajme online, revista, dhe / ose forume. Ata gjithashtu mund të marrin pjesë në evente dhe trajnime të cilat zhvillohen disa herë në vit për agjensitë dhe ekspertët nga kompanitë që ofrojnë shërbime PPC si Google Adwords për të mësuar teknikat më të mira për implementimin e një fushate të suksesshme.

Nëse mendoni se nuk mund t’i bëni të gjitha këto, atëherë është mirë që të punësoni një ekspert. 

  1. E Keni Kohën e Mjaftueshme?

Nëse jeni pronar i një biznesi, jeni me siguri të zënë me qindra detyra të tjera të përditshme. E keni me të vërtet kohën e mjaftueshme për të menaxhuar vetë llogarinë tuaj PPC dhe t’i jepni vëmendjen që meriton?

Shumë menaxherë marketingu mendojnë dhe e konsiderojnë reklamimin me PPC më pak të komplikuar në krahasim me SEO. E vërteta është se PPC ju kushton para çdo herë që e përdorni.

Me tarifat shumë të larta të PPC, shumica e kompanive nuk i shohin menjëherë përfitimet dhe duhet të mbështeten te klientët e përhershëm. Por, çdo faktor që mund të përmirësojë ROI eshte i dobishem per kompanine tuaj.

Përfundim

Me përjashtim të rastit kur keni një përvojë të caktuar në menaxhimin PPC mund të krijoni ndonjë fushatë , përndryshe mos u përpiqni ta merrni vetë përsiper këtë punë.

Punëso një ekspert PPC ose një agjenci për të menaxhuar këtë punë për ju.